Jeta mund tė ketė ardhur nga Marsi
Pėrpara se tė mbėrrinte nė Tokė, jeta mund tė ketė nisur nė Mars.
Studimet mė tė fundit, tė prezantuara nė njė konferencė tė rėndėsishme shkencore, mbėshtesin idenė se Planeti i Kuq ishte njė vend shumė mė i pėrshtatshėm pėr shkėndijėn biologjike miliarda vjet mė parė sesa Toka nė fillesat e saj.

Njė pretendim i tille bazohet tek mėnyra sesi u grumbulluan molekulat e para, tė nevojshme pėr jetėn. Shkencėtarėt e kanė pyetur veten pėr njė kohė tė gjatė sesi u mblodhėn bashkė qė nė fillim tre pėrbėrėsit kyēė molekularė pėr organizmat e gjallė: ARN-ja, acidi ribonukleik, ADN-ja, Acidi desoksiribonukleik dhe proteinat, transmeton TCh njoftimin. Pėrgjigjja e dhėnė nė konferencėn 'Goldschmidt' ne Firence tė Italisė ėshtė se, nė fakt, jeta mund tė mos ketė nisur fare nė planetin tonė, por ka filluar nė Mars dhe nė Tokė ka ardhur me ndonjė gur. Sipas profesor Steven Benner, te Institutit pėr Shkence dhe Teknologji Westheimer, nė Tokėn e atėhershme, premisat pėr zhvillimin e jetės nuk ekzistonin.

"Molekulat qė formojnė materialin gjenetik janė shumė mė komplekse sesa supa primare pre-biotike e lėndeve kimike ekzistuese nė tokėn e pėrpara tre miliardė vjetėve. I pari prej tyre mendohet tė jetė shfaqur acidi ribonukleik. Dhe thjesht duke i shtuar njė supe tė tillė energji siē ėshtė ajo e nxehtėsisė apo dritės, nuk gjeneron ARN. Gjeneron katran", shpjegon profesor Steven Benner.

ARN-ja duhet tė formėsohet nga modelimi i atomeve nė sipėrfaqen kristalore tė mineraleve. Mineralet mė tė efektshme nė krijimin e saj mendohet tė jenė shpėrbėrė nė oqeanet e Tokės sė re, por nė Mars, sipas profesor Benner-it, ato duhet tė kenė qenė me bollėk e kjo le tė kuptohet se jeta ka nisur nė Planetin e Kuq pėrpara se tė transferohej nė Tokė.
comments powered by Disqus