Emrat ilirė, dėshmi emblematike
Emrat ilirė tė zbuluar nė Durrės pėrbėjnė mė shumė se gjysmėn e tė gjithė emrave vetjakė ilirė tė njohur deri tani nė Shqipėri.
Pjesa mė e madhe e tyre janė zbuluar nė mbishkrimet e gurėve sepulkralė, tė nxjerrė nė dritė gjatė gėrmimeve arkeologjike nė vitet 1950-1960 nė zonat kodrinore e fushore tė nekropolit tė Durrėsit.

Emrat janė botuar pėr herė tė parė nė vitin 1964 nga bashkėpunėtori i vjetėr shkencor Vangjel Toēi, i cili shkruante se “emrat ilirė tė Dyrrahit paraqesin njė rėndėsi tė veēantė, pasi dėshmojnė vazhdimėsinė e tyre me emrat e viseve tė tjera tė Ilirisė. “Adamat, Bryg, Dazaj, Epikad, Eptan, Lydra, Pita, Anula, Batuna, Teuta e Vokonia janė vetėm disa prej thuajse 300 emrave tė zbuluar nga arkeologėt durrsakė 50 vjet mė parė”. Shumė prej emrave ilirė tė zbuluar nė atė kohė nė Durrės u trashėguan nga fėmijė shqiptarė, qė u lindėn pikėrisht nė atė periudhė.

Numri i madh dhe thjeshtėsia e gurėve funerarė, mbi tė cilėt janė shkruar, na lėnė tė kuptojmė se nė Durrėsin e lashtė banonin mė shumicė Ilirėt, pranė tė cilėve ishin vendosur helenėt dhe mė vonė, tė tjerė banorė tė ardhur nga Italia-shkruan Vangjel Toēi, nė gusht tė vitit 1964, duke bėrė tė njohur pėr publikun kėto zbulime.

Disa emra tė zbuluar 50 vjet mė parė, si Teuta, Gent, Plator apo Epikad na kujtojnė figura tė shquara mbretėrish apo prijėsish ilirė. Emrat qė pėrdornin ilirėt e Dyrrahit dhe ata tė vendit tonė nė pėrgjithėsi ishin pėrgjithėsisht tė thjeshtė e tė shkurtėr-nėnvizonte Mjeshtri i Madh i Punės, Vangjel Toēi, (1920 – 1999).

Dalja nė dritė e emrave vetjakė ilirė nė Durrės, pėrveē evidentimit tė elementit vendas, shėnon edhe njė kontribut pėr onomastikėn ilire dhe trashėgiminė kulturore shqiptare nė pėrgjithėsi.
comments powered by Disqus