A po i “diskriminojmė” minoritetet nė Kosovė?
Blerina KrasniqiFillimisht, (pas shpalljes sė pavarsisė sė Kosovės) grupeve minoritare nė Kosove ju dhanė disa tė drejta tė domosdoshme duke qenė se jemi nje shtet i ri dhe multietnik-
Kjo nuk pėrbėnte problem pėrkundrazi shfaqte deshiren pėr tolerancė ndėretnike dhe ndėrfetare.

Kėshtu ishte nė fillim,por problemi ynė me minoritetet nuk u zgjidh me kaq.Ata kėrkonin gjithnjė e me shumė tė drejta dhe Qeveria e Kosovės duke dashur te tregoj perkushtimin e saj para bashkėsisė ndėrkombėtare nuk hezitonte ti jepte tė drejta minoriteteve nė Kosovė shpeshherė edhe duke bėrė diskriminim pozitiv.
Arsyeja pse po e pėrmend Bashkėsinė ndėrkombėtare nė kėtė temė ėshtė se ata janė pėrfshirė direkt nė raportin tonė me minoritetet duke munduar ta rregullojnė njė herė e pėrgjithmonė.
Shumė ambasadorė qė qėndruan nė vendin tonė na kėshilluan qė pikė sė pari tė marrim shembull Francėn dhe Gjermaninė pėr pajtimin e tyre historik pas nje lufte tė pėrgjakshme(L2B),por nuk e di a janė tė njohur mirė me situatėn kur e marrin kėtė shembull sepse nė rastin tonė ėshtė pak mė ndryshe.
Sė pari me vdekjen e Hitlerit mori fund lufta e dytė botrore dhe mori fund urrejta mes popujve( Gjermanisė dhe Francės nė ketė rast) si dhe Gjermania pagoi pėr dėmet e shkaktuara gjatė luftės ,por shtohet pyetja a mori fund urrejta mes popullit Serb dhe atij Shqiptarė me pėrfundimin e luftes?
Pėrgjigjja logjike vjen jo,nuk mori fund, sepse nuk perfundoi ideologjia e Millosheviqit ajo ideologji u trashėgua nga pasardhesit e tij ne pushtet.Nuk mori fund sepse Serbia nuk pagoi pėr dėmet e shkaktuara gjate luftės. Edhe pse i kemi parasysh te gjitha keto rrethana ne i morėm keshillat dhe “paketat” e miqve tanė nderkombetare,duke ju dhėnė edhe mė shumė tė drejta me Pakon e Ahtisarit.
Edhe Marti Ahtisari sygjeroi qė tė marrim shembull shtetin e tij Finlandėn pėr bashkjetesė nė harmoni me minoritetet dhe sygjeroi qe pos tjerash minoritet te kenė edhe kanalin e tyre nė televizionin publik.
Kjo parashihej nė “Pakon e Ahtisarit” dhe pas njė kohe u realizua edhe ky sygjerim dhe minoritetet moren kanalin e tyre RTK2.
Edhe nė ketė rast nuk jam e sigurtė nėse ėshtė i njoftuar rrenjesisht z.Ahtisari me problemin qė kemi pasur ne me grupin minoritar Serb.
Pėr dallim nga Finlanda, ku minoritetet finlandeze (“suedisht-folesit”) kanė inicuar dhe kanė pėrkrahur pavarsinė e Finlandės,Serbėt e kanė sabotuar dhe vazhdojne te mos e pranojnė pavaresinė e Kosovės.
Megjithatė minoriteti Serb tashmė ndėr tė tjera ka fituar tė drejten e pėrfaqėsimit nė parlament dhe komuna me pėrfaqėsuesit e tyre,kanė tė drejtėn e perdorimit tė gjuhės sė tyre zyrtare dhe tė drejtėn e shkollimit nė gjuhėn e tyre.
Se fundi,qeshtja e cila ngjalli shumė debat ėshtė qėshtja e vendeve tė rezervuara pėr deputetėt e komuniteteve pakicė.
Aktualisht nė Kuvendin e Kosovės, pėrveē 20 vendeve tė rezervuara, komunitetet pakicė kanė edhe 5 vende mė shumė, tė cilat i kanė fituar me dalje nė zgjedhje. Nėse ndryshimet kushtetuese ndodhin dhe u vazhdohet kjo gjendje, komunitetet pakicė pritet tė sigurojnė deri nė 30 ulėse nė legjislaturėn e ardhshme tė Kuvendit.
Aktualisht ėshtė heshtur ky debat por besoj shumė se do tė diskutohet pėrsėri kur tė fillojnė ndryshimet kushtetuese tė shumėpėrmendura tė pėrcjellura me zgjedhjet nacionale tė cilat duket se nuk janė shumė larg.
Unė jam munduar ta paraqes gjendjen reale dhe faktike tė grupeve minoritare nė Kosovė pa e lakuar fare dhe pa i dhėne kahje tjeter.Nuk kam asgjė kundėr qė Kosova tė jetė njė shtet multietnik,tė gjithė tė trajtohen me dinjitet dhe tė jenė tė barabartė,por shpeshherė vėrehet se grupet minoritare po i diskriminojmė pozitivisht dhe po bie parimi i barazisė,andaj duhet dhėnė tė drejtė tė gjithėve aq sa e meritojnė.
comments powered by Disqus