Evolucioni i Samsung Galaxy S5
Kompania Samsung ka prezantuar telefonin mė tė ri, Samsung Galaxy S5, i cili, sipas burimeve tė ndryshme po shitet shumė shpejt.
"Samsung Galaxy S5" ofron disa gjėra vėrtet tė dobishme, tė cilat nuk i ofron modeli para tij, si mbrojtja kundėr ujit dhe pluhurit. Gjithashtu ėshtė rritur madhėsia e ekranit, ėshtė rafinuar paraqitja dhe ėshtė pėrmirėsuar kamera e integruar.

Dizajni

‘Samsung Galaxy S5’ nuk ėshtė njė revolucion nė dizajnin industrial. Duket si modeli ‘S4’, me pak ndikim nga ‘Note 3’, tė cilin kompania e publikoi vjeshtėn e shkuar. Kompania Samsung ka pėrdorur materialin e plastikės, e cila nė pjesėn e pasme ėshtė relativisht e qėndrueshme dhe rezistuese ndaj dėmtimeve. Telefoni ėshtė rezistent ndaj ujit.

Tiparet e software-it

Samsung-u ka rafinuar ‘TouchWiz’-in, ndėrsa ‘My Magazine’ nė ‘Galaxy S5’ ėshtė njė mėnyrė e mirė pėr lajme dhe rrjete sociale. Monitori i rrahjeve tė zemrės nė pajisje pėrdor oksimetrinė e pulsit pėr tė matur ritmin e zemrės sė personit pėrmes majės sė gishtit. Interesant ėshtė edhe sensori i gjurmės sė gishtit. Njė nga tiparet mė tė mira ėshtė ‘Milk Music’, i cili ofron radio pa reklama vetėm pėr konsumatorėt amerikanė.

Ekrani

Ekrani i ‘S5’ ėshtė pa dyshim njė ekran i mirė, por e ka vėshtirė qė tė impresionojė nė botėn e ekraneve tė ditėve tė sotme. Pėrsa i pėrket cilėsisė sė tij, nuk mund tė thuhet se ka ndonjė dallim nga ekrani ‘Retina’ i ‘Apple’ i prezantuar nė ‘iPhone4’. Madhėsia e ekranit ėshtė mbresėlėnėse dhe ofron mėnyrė tė mirė pėr tė shikuar video falė rezolucionit ‘Full HD’ dhe diagonales prej 13 cm, nė njė telefon qė ia del tė mos e ofrojė ndjenjėn e njė pajisjeje tepėr tė madhe pėr xhep.

Kamera

Kamera nė kėtė model pėrfiton nga fakti qė kompania prodhon vetė kamera, ndėrsa punon shumė mirė nė kushte optimale. Por, ende nuk ėshtė efikase nė kushte me pak dritė, problem ky i tė gjitha kamerave tė telefonave celularė.

Bateria

Bateria nė ‘Samsung Galaxy S5’ mund tė hiqet, gjė pėr tė cilėn mund tė thuhet se ėshtė njė avantazh i madh nė krahasim me konkurrencėn. Ka shtuar kapacitetin pėr 200 mAh nė krahasim me modelin ‘S4’, gjė me tė cilėn ka arritur nė gjithsej 2.800 mAh.
comments powered by Disqus