Kosova ka treg pėr kulturat e reja bujqėsore
Me ofrimin e kėshillave bujqėsore dhe mbėshtetjes financiare, fermerėt vendorė po arrijnė qė pėrveē kulturave tradicionale, tė kultivojnė edhe shumė kultura tė reja bujqėsore.
Njėra ndėr kėto kultura ėshtė edhe asparagu, pėr kultivimin e sė cilės vendi ynė ofron kushte tė pėrshtatshme klimatike dhe si kulturė ka potencial tė jetė mjaft profitabile. Mbėshtetjen financiare pėr kultivimin e kėsaj kulture bujqėsore e ka dhėnė programi i USAID-it “Mundėsitė e Reja pėr Bujqėsi” dhe deri mė tash ka pėrkrahur 11 fermerė pėr mbjelljen e 10.6 hektarėve me asparag. Kėto tė dhėna janė bėrė tė ditura sot nė Prishtinė, me rastin e promovimit dhe degustimit tė asparagut.

Ministri i Bujqėsisė, Blerand Stavileci, vlerėsoi se puna e bėrė bashkė me USAID-in dhe donatorėt e sektorit ka ndikuar nė ndryshimin e mendėsisė sė tė bėrit agrobiznes, ku sipas tij, me mbėshtetjen e dhėnė kanė bėrė qė njerėzve brenda sektorit t’u hapen shtigje tė reja, ndėrsa atyre qė nuk kanė qenė pjesė e sektorit, iu kanė dhėnė mundėsi qė tė pėrfshihen nė kėtė sektor fitimprurės. “Unė konsideroj se gjatė viteve tė fundit, sidomos me USAID-in, kemi pasur mundėsinė qė tė krijojmė shtigje tė reja pėr fermerėt dhe nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme kemi realizuar bashkėrisht jo nė tėrėsi, por nė masė tė madhe dy objektiva, atė qė lidhet me zėvendėsimin e prodhimeve tė importuara dhe atė qė lidhet me rritjen e potencialit eksportues tė disa prej kulturave bujqėsore me vlerė tė shtuar. Dhe, mė e mira ėshtė qė sot ka shumė fakte dhe numra qė dėshmojnė se ajo ēka kemi punuar me USAID-in dhe me gjithė partnerėt e tjerė ka bėrė mjaft ndryshime dhe kthesa pozitive nė sektorin e bujqėsisė, ku njėri prej kėtyre ndryshimeve ėshtė edhe rritja e numrit tė agrobizneseve, nga 164 sa ishte nė vitin 2009, nė 780 tė tilla nė vitin 2013”, ka thėnė ministri Stavileci.

Ndėrkaq, drejtoresha e USAID-it nė Kosovė, Maureen Shauket, ka thėnė se pėrmes programit “Mundėsitė e Reja pėr Bujqėsinė”, kanė arritur tė ndihmojnė shumė fermerė pėr kultivimin e shumė kulturave tė reja bujqėsore, nė mesin e tyre edhe asparagun. “Asparagu si njė kulturė e re bujqėsore ėshtė mundėsuar nga programi ynė, ku pėrmes tij kemi pėrkrahur 11 fermerė pėr mbjelljen e 10.6 hektarėve me asparag dhe krahas kėsaj ne do tė fillojmė tė zgjerohemi edhe mė tej me pėrkrahjen tonė”, ka thėnė Shauket.

Ndryshe, asparagu ėshtė njė bimė barishtore, e cila nė Kosovė kultivohet kryesisht nė komunėn e Pejės, Obiliqit, Vushtrrisė, Mitrovicės, Lipjanit, Istogut, Prishtinės dhe Kamenicės. Prodhimtaria e asparagut gjatė kėtij viti arrin nė 600 kilogramė dhe deri mė tash kultivuesit e saj kanė arritur tė shesin rreth 400 kilogramė asparag nė tregun vendor.
comments powered by Disqus