Misionet e pamundura tė politikės kosovare
Dr. Shefqet Krasniqi Edhe kėsaj radhe, kėto organe po rrėzohen pėr shkak tė mosfunksionimit.
Shtrohet pyetja: a deri nė pafundėsi duhet qė qeveritė tona tė rrėzohen? A thua misionet tona janė tė pamundura aq sa ēdoherė duhet rėnė njė qeveri pėr tė ardhur tjetra, e cila do tė rrėzohet po kėshtu, e kėshtu, mjerisht, po vazhdojmė.

Tash e pesėmbėdhjetė vite pothuaj nuk mbeti qeveri pa rėnė para pėrfundimit tė mandatit tė saj. Po kėshtu dhe parlamenti.

Rėnia, zakonisht, ėshtė arsyetuar me mosfunksionim tė tyre si organe shtetėrore. Ėshtė thėnė, sikur edhe tash, se po rrėzohen qeveria dhe parlamenti, pėr shkak se pėr projektet shtetėrore ka nevojė pėrbėrje tė reja ose ndryshim tė strukturės pėrfaqėsuese nė shtet. Megjithatė, kjo doli tė mos jetė e suksesshme. Edhe kėsaj radhe, kėto organe po rrėzohen pėr shkak tė mosfunksionimit. Shtrohet pyetja: a deri nė pafundėsi duhet qė qeveritė tona tė rrėzohen? A thua misionet tona janė tė pamundura aq sa ēdoherė duhet rėnė njė qeveri pėr tė ardhur tjetra, e cila do tė rrėzohet po kėshtu, e kėshtu, mjerisht, po vazhdojmė.

A mendohet ndonjėherė pėr popull? Tėrė kėto shuma parash, qė derdhen pėr zgjedhje, sikur tė investoheshin nė ndonjė projekt kapital, shteti do tė pėrfitonte shumė. Janė paralajmėruar edhe “pastrimet” e listave pėr deputetė. Kjo tingėllon se deputetėt e deridjeshėm paskan qenė tė padenjė. Nėse ėshtė puna kėshtu dhe mendoj se ashtu ėshtė, atėherė dikush duhet tė japė pėrgjegjėsi pse ata kanė qenė aty. Nuk eksperimentohet me popull. Fati i tij nuk guxon tė bjerė nė duart e njerėzve tė padenjė. Apo kjo na bėn tė mendojmė se ndoshta edhe populli ende nuk i ka hapur mirė sytė sa duhet, e shumė lehtė po mashtrohet e po manipulohet, andaj dhe mu pėr kėtė e ka njė pjesė tė madhe tė pėrgjegjėsisė.

Por, kam njė bindje se, megjithėkėtė, ka njė hair nė kėtė punė. Nė zgjedhjet e fundit lokale u dėshmua se populli mund tė stopojė dėshtakėt dhe keqpėrdoruesit. Ka ardhur koha qė kėtė ta bėjė nė njė nivel mė tė lartė. Pothuajse nuk ka asnjė institucion i Kosovės qė nuk ėshtė pėrfolur pėr emra tė mėdhenj tė udhėheqėsisė sė tyre pėr punė jo tė ndershme.

E kemi rastin tė formojmė institucionet tona nė mėnyrė tė ndershme. E di qė neglizhimi i reformės zgjedhore ėshtė bėrė pėr tė vazhduar me avazin e vjetėr tė vjedhjes sė votave dhe mashtrimeve, por, siē u dėshmua nė zgjedhjet e fundit, ato nuk mund tė bėjnė punė nėse populli dėshiron ndryshimet.

Dhe padyshim se populli jo vetėm qė i dėshiron ndryshimet, por edhe i kėrkon ato. E nisur nga kjo unė ua pėrkujtoj se jeta ėshtė e shkurtėr, ndėrsa mandatet e posteve tė ndryshme janė edhe mė jetėshkurtėra. Kujtoni mandatin qė patėt se ēfarė bėtė apo nuk bėtė. Kujtoni dhe mendohuni sepse duhet tė punohet edhe pėr dynja e edhe pėr ahiret. Gjithēka kalon, sikurse edhe mandatet e juaja, madje me shpejtė sesa qė e keni paramenduar, dhe ēka mbetet? Mbetet vetėm vepra e mirė, puna e bėrė pėr Zotin dhe interesin e popullit.

Unė u bėj thirrje tė gjithė qytetarėve se pėrgjegjėsia pėr votėn nuk ėshtė vetėm qytetare, por edhe fetare. Do tė pyeteni nė Ditėn e Llogarisė pėr votėn tuaj. Do tė ankohen njerėzit para Gjykatėsit Suprem, Krijuesit Fuqiplotė, se janė emėruar nga vota juaj qė ua keni dhėnė mashtruesve. Imponojeni kėrkesėn tuaj si qytetarė dhe besimtarė nėpėrmjet votės suaj. Zgjidhni njerėzit qė kanė dinjitet. E di se ka kohė ende pėr zgjedhje, por po dua t’iu kėrkojė vigjilencėn tuaj qė tani. Fushatat fillojnė. Premtimet e kota me pėrfitime personale do tė jenė pjesė e fushatave. Interesi juaj nė raport me interesin e popullit nuk ėshtė asgjė, ndaj edhe nuk duhet t’iu mashtrojė.
comments powered by Disqus