Ndahet nga jeta poetja Maya Angelou
Poetja, shkrimtarja dhe aktivistja amerikane Maya Angelou vdiq nė moshėn 86 vjeēare.

Autorja e autobiografisė sė njohur tė vitit 1970 “I know Why the Caged Birds Sing”, “Unė e di pse kėndojnė zogjtė nė kafaz”, vdiq nė Winston-Salem tė Karolinės sė Veriut.

Angelou lindi nė Saint Louis, Missouri dhe e kaloi pjesėn mė tė madhe tė fėmijėrisė sė saj nė Arkansas. Pasi u bė viktimė e abuzimit seksual nė fėmijėri, ajo nuk foli pėr pesė vjet.

Ajo punoi si kameriere, kuzhiniere dhe madje edhe si shofere e njė makine turistike pėr tė mbajtur veten financiarisht. Megjithatė ajo kurrė nuk e humbi pasionin pėr artet, muzikėn, teatrin dhe vallėzimin.

Karriera e saj letrare filloi pasi shkrimtari James Baldwin dhe tė tjerė, dėgjuan historitė e saj tė fėmijėrisė dhe e inkurajuan tė shkruante pėr to.

Nė vitin 1993, ish-presidenti Bill Clinton i kėrkoi Maya Angelous tė shkruante njė poezi pėr inaugurimin e tij.
comments powered by Disqus