Kur drejtėsia kėrkohet nga shkelėsit e Kushtetutės!
Agron Halitaj Nė njė shtet ligjor, aso ēfarė e proklamojnė tė gjitha partitė politike,
pa pėrjashtim, nuk do duhej qė zgjidhjet e problemeve tė kėrkoheshin pikėrisht nga shkelėsit e ligjit. Aq mė pak nga shkelėsit e Kushtetutės. Por, proklamimet si zakonisht mbeten nė suaza tė retorikės boshe, ndėrsa kahet e veprimit institucional shkojnė si gjithmonė nė drejtim tė kundėrt. Nė binarėt qė ēojnė drejt shkatėrrimit tė rendit juridik jemi edhe tani pas zgjedhjeve tė 8 qershorit. "Ngėrēi institucional" i krijuar pas hapjes sė dilemės se kush e gėzon tė drejtėn juridike pėr ta bėrė Qeverinė e re, Hashim Thaēi, si lideri i partisė qė ka fituar zgjedhjet, apo Ramush Haradinaj si i nominuar nga koalicioni qė e pėrbėn shumicėn nė Kuvend, synohet tė tejkalohet nėpėrmjet veprimeve tė presidentes, Atifete Jahjaga dhe kryetarit tė Gjykatės Kushtetuese, Enver Hasani. Tė dy kanė rėnė ndesh me Kushtetutėn! Ja, pse!. Qysh nė fillim tė kėtij viti Hasani, duke u zhveshur nga roli i gardianit tė Kushtetutės e ka shpėrfillur Kuvendin e Kosovės, dhe u ėshtė drejtuar presidentit tė Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso dhe zyrtares sė lartė tė BE-sė pėr Politikė tė Jashtme, Catherine Ashton, me kėrkesėn pėr vazhdimin e mandatit tė tre gjyqtarėve ndėrkombėtarė, tė cilėve u skadon kontrata nė fund tė gushtit tė sivjetmė. Njė veprim i tillė, kushdo qė ka njohuri mbi sistemin juridik tė shtetit, bie ndesh me Kushtetutėn e Kosovės, pasi ky dokument ka afro dy vjet qė ėshtė pastruar nga neni 152, i cili e pėrcaktonte pėrbėrjen e pėrkohshme tė Gjykatės Kushtetuese. Thjesht, nė Kushtetutė s’ka mė gjyqtarė ndėrkombėtarė.

* * *

Kur ėshtė pėrmbyllur faza e mbikėqyrjes sė pavarėsisė, mė 10 shtator 2012, ishte vendosur qė tre gjyqtarėve tė huaj mos t’u ndėrpritej mandati para kohe, por tė “riemėroheshin” nė pozita tė njėjta deri nė fund tė gushtit tė vitit 2014. Kaq ishte misioni i tyre. Por Hasani i ka tejkaluar amendamentet qė e kanė bėrė shtetin tė pambikėqyrur ndėrkombėtarisht, pa u ndrojtur se kolegėt brenda Gjykatės do tė shprehnin mospajtim me veprimin e tij. Kėtė e argumenton fakti se asnjėri nga gjyqtarėt kushtetues nuk e ka ngritur rastin e tij brenda Gjykatės, ndonėse kam bindjen se po tė kėrkohej njė opinion zyrtar, vetė gjyqtarėt ndėrkombėtarė do ta pranonin se rendi i ri juridik nė Kosovė nuk ua mundėson vazhdimin e mandatit. Drojė, pėr shkarkim nga ndonjė autoritet tjetėr, Hasani nuk ka pasur pasi Kushtetuta e pėrcakton qė: “Gjyqtarėt e Gjykatės Kushtetuese mund tė shkarkohen nga Presidenti i Republikės sė Kosovės me propozimin e dy tė tretave (2/3) tė gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese, vetėm pėr kryerjen e krimeve tė rėnda ose pėr mospėrfillje tė rėndė tė detyrave”. Nė rrethanat e tashme, kur kjo gjykatė funksion me tetė gjykatės, tre prej tė cilėve (ndėrkombėtarė) janė subjekt i lėndės, dhe i katėrti iniciues, (Hasani) nuk mund tė pritej qė do tė bėheshin 2/3 pėr ta ēuar rastin te presidentja.

* * *

Ndonėse rasti Hasani nuk ėshtė ngritur nė Presidencė, edhe vetė shefja e shtetit ka shkuar hapave tė kreut tė Gjykatės Kushtetuese. Bile i ka bėrė edhe disa hapa mė tepėr mbi Kushtetutėn. Ajo, nė letėrkėmbimin me baroneshėn Ashton pėr vazhdimin e mandatit tė EULEX-it, pos qė ka konfirmuar mbėshtetjen pėr vazhdimin e mandatit tė tre gjyqtarėve kushtetues, ėshtė pajtuar qė Pėrfaqėsuesi Special i BE-sė t’ua vazhdojė mandatin edhe tre anėtarėve tė Bordit Mbikėqyrės tė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit, dy anėtarėve tė Komisionit tė Kosovės pėr kėrkesa pronėsore si dhe tre anėtarėve tė Komisionit pėr verifikim dhe vendosje pėr prona. Askush nga ligjvėnėsit e legjislaturės mė tė dobėt nuk e ngriti zėrin as pėr shkeljet e Hasanit, e as pėr ato tė presidentes. Ishin nė zor qė ta mbėshtesin krijimin e Gjykatės Speciale pėr trajtimin e rasteve qė kanė tė bėjnė me krime lufte, tė mbėshtetura nė tė dhėnat e raportit tė senatorit zviceran Dick Marty. Vetėm disa ekspertė tė ēėshtjeve kushtetuese me insistimin e medieve patėn thėnė haptas se ēdo veprim qė ndikon nė rikthimin e pavarėsisė sė mbikėqyrur ėshtė nė kundėrshtim me Kushtetutėn. Profesori Riza Smaka pati deklaruar se Hasani absolutisht nuk ka pasur asnjė bazė institutare pėr t’iu drejtuar Brukselit. “Pra njė veprim i tillė do tė ishte abuzim zyrtar i kompetencave dhe do tė ishte bazė e mirė pėr ta shkarkuar kryetarin e Gjykatės Kushtetuese”(Riza Smaka: Tribuna, 6 prill 2014). Edhe profesori tjetėr, apo njėri nga bashkėhartuesit e Kushtetues, Arsim Bajrami, pati thėnė pėr Radio Kosovėn se legjislatura e re duhet ta parandalojė kthimin prapa tė shtetit tė Kosovės. “Ne mund tė pranojmė misionin e EULEX-it, sepse ka qenė i pėrfshirė edhe nė Marrėveshjen e Ahtisarit, por ne nuk mund tė ripėrtėrijmė mbikėqyrjen e tė huajve nė Gjykatėn Kushtetuese apo nė agjenci tė tjera, sepse kjo do tė ishte kthim mbrapa, qė praktikisht e mban peng Kosovėn dhe e shndėrron nė njė model tė Bosnjės, ku fatkeqėsisht bashkėsia ndėrkombėtare nuk ka pasur kurrė mekanizėm dalės dhe ka mbetur aty. Kėtė gjė nuk duhet ta lejojmė tė ndodhė me Kosovėn, sepse ėshtė njė vend me pavarėsi tė plotė, tė njohur nga 106 shtete dhe ne duhet tė besojmė nė kėtė shtet dhe tė investojmė qė pėrgjegjėsitė t’i marrim vetė”. (Arsim Bajrami: Radio Kosova, 30 prill 2014). Mjaftojnė kėto konstatime tė ekspertėve kushtetues, pėr ta vėnė nė dyshim kredibilitetin e dy figurave qė pretendojnė ta zgjidhin dilemėn e krijuar rreth mandatarit pėr qeverinė e re. Shkelėsve tė ligjit nuk do duhej dhėnė mundėsia qė ta ndajnė drejtėsinė!

(Autori ėshtė Redaktor i Politikės nė gazetėn Tribuna)

comments powered by Disqus