Albin, a je ti?
Deri sot, tė vetmin lider qė e kam parė si shpresa dhe e ardhmja e kėtij vendi ka qenė Albin Kurti me shokėt e tij.


Prej sotit, i vetmi politikan, qė e shoh tė pa mend dhe pa tė ardhme nė politikė ėshtė Albin Kurti, PA shokėt e tij, tė cilėt i shoh spontanisht dhe pėrfundimisht tė kėrditur dhe tė distancuar me kohė nga demagogjia e tij shumė e rrezikshme.

Tė dalėsh nė mbrojtje tė xhihadit si ideologji, me prepotencė e mendjemadhėsi, si Albin Kurti, tė bėhesh avokat e psikoanalist i xhihadistėve si me spontanitet, e nė tė njejtėn kohė tė paraqitesh 'francez', se kishe ti nuk po e kupton rrezikun qė vjen nga bindjet, ideologjia dhe qėllimet e xhihadistėve, vėrtetė ėshtė pėr t 'u 'mbytur n'legen'!

Tė respektosh tė drejtėn 'universale' tė Lavdrim Muhaxherit me shokė, pėr tė prerė koka fėmijėsh nė Siri;

Tė pėrkrahesh Palestinėn, pėr t'u identifikuar si kundėrshtar i Izraelit, nuk ėshtė rastėsi;

Tė deklarohesh kundėr Ligjit pėr pjesėmarrjen e qytetarėve tė Kosovės nė luftėra tė huaja, pėrkatėsisht pėr pjesėmarrje nė xhihad dhe vėllavrasje, s'ėshte asgjė tjetėr pėrveē 'vetėvrasje politike'!

Dykuptimėsia dhe sofizmat e Albin Kurtit janė bėrė tė neveritshėm dhe tė rrezikshėm.

Albin Kurti e di fort mirė jotolerancėn ekstreme tė kėtyre muxhahidėve, ai e di mirė antisemitizmin dhe urrejtjen qė e kanė xhihadistėt pėr Republikėn e Kosovės, tė cilėn duan dhe planifikojnė ta bėjnė Republikė islame, Kalifat, shtet tė tyre!

Albin Kurti, e di mė sė miri se tė arrestuarit pėr terrorizėm dhe shokėt e tyre janė stėrvitur nga imamėt radikal, kanė bėrė gjimnastikė mendore natė e ditė pėr ta rrėnjosur thellė urrejtjen, ndjenjėn e dėbimit dhe neverinė e jashtėzakonshme pėr shtetin e Kosovės, tė cilėt e shohin si Republikė hebreje!

Ata e urrejnė Policinė e Kosovės, sepse imamėt u kanė thėnė, imamėt radikal i kanė bindur se Policia e Kosovės ėshtė 'illuminati', sepse logoja e saj e ka nė krye tė kresė heksagramin, apo yllin me gjashtė rrema, yllin e Davidit, qė simbolizon kulturėn dhe religjionin hebre, qė si simbol pėrveē hebrenjėve e pėrdorin edhe masonėt si dhe okultistėt e shtrigat.

E kanė analizuar mirė logon e Policisė sė Kosovės, dhe kanė ardh nė pėrfundim, se pjesa e logos ku ėshtė i vendosur 'ylli i Davidit', ėshtė nė formė syri, 'illuminati'.

Imamėt radikal, e kanė pėrjashtuar mundėsinė qė gjashtė rremat e 'yllit tė Davidit' nė logon e Policisė sė Kosovės, simbolizojnė, sikur nė rastin e gjashtė yjeve me nga pesė-rrema nė flamurin e Kosovės, gjashtė grupimet etnike nė Kosovė: shqiptarėt, serbėt, turqit, goranėt, romėt dhe boshnjakėt.
Prandaj, karshi shtetit tė Kosovės, shqiptarėt e arrestuar pėr terrorizėm dhe shokėt e tyre 'tė fshehur nė mal e nė internet' ndjehen palestinez!

Hajde, marksizmin po ja falim. Po ku tė marrim mend qė ta deshifrojmė pėrkrahjen e Albin Kurtit pėr ata xhihadistė qė luten natė e ditė, dhe lutjet i publikojnė edhe nė Facebook qė t'ua jap Zoti mundėsinė qė me duart e tyre t'ua marrin shpirtin kundėrshtarėve tė tyre, duke filluar nga Presidentja e Kosovės.

Dhe i mbron ata qė kanė filluar t'i pėshtyjnė nė rrugė vajzat e reja me fustane. Por do t'u duhet shumė pėshtymė xhihadistėve shqiptarė, sepse tė tilla, perendimore janė 99.9 pėrqind e vajzave shqiptare!

P.S. Heksagramin, apo yllin me gjashtė rrema, e gjen edhe nė flamurin e Dardanisė tė Ibrahim Rugovės!


comments powered by Disqus