Doku-prapė
Armend Baloku Dokufest-i pėrfundoi edhe mė mirė se dymbėdhjetė herėve tjera.
Organizim qė tė bėn tė ndihesh krenar si pjesė e qytetarisė evropiane. Andaj e dua Dokufest-in, e dua Prizrenin. I them doku-prapė.
Kaq prapa dhe tė humbura kanė mbetur qytetet e tjera tė Kosovės, sa thjeshtė nuk e di se si e ndjejnė veten duke qėndruar nė njė agoni tė tillė, ku qė nga paslufta nuk ishin nė gjendje tė bėjnė njė organizim serioz qė do tė na kthente vėmendjen tek to.
Kėtė e bėri Prizreni. E bėri dhe na bindi se mė nė fund edhe Kosova e ka njė qytet qė di t’i shfrytėzojė kapacitetet e saj kulturore, me tė cilat tė ushqen dhe tė argėton gjatė njė jave tė tėrė pa u mėrzitur fare.
Nga njė u bėnė nėntė. Po, po, nėntė kinema. Ti qė e lexon kėtė dhe ēuditesh, eja vitin tjetėr nė Prizren dhe bindesh. Po tė them eja pasi unė atje do tė jem. Nėntė kinema. Ndaq nė tokė e ndaq nė lum, ndaq nė rrafsh e ndaq nė kodėr. Gjithandej kinema. Kinemaja ėshtė diēka qė Mitrovica, Peja, Gjakova, Gjilani si qytete tė mėdha, moti ama shumė moti i kanė vėnė nėn dry dhe kanė humbur shifrėn pėr ta hapė atė dreq dere. S’ka kino, s’ka teatėr (mos mė thoni se ka teatėr), s’ka asgjė tė kėnaqshme nė fushėn e kulturės qė tė bėnė tė ndihesh krenar prej nga vjen.
Kultura ėshtė obligim qytetar qė tė garanton zhvillim. Pa kulturė thjesht ėshtė kot. Nė ēdo gjė ėshtė e nevojshme kultura, por ajo mė e ndjeshmja, ajo qė tė bėnė tė jesh dikush tjetėr nė rast se nuk ja qėllon si duhet, apo nė rast se nuk merr erė nė kėtė fushė, ėshtė ajo e llojit tė Dokufest-it. E Dokufest-i pėr 13 vite e bėri kulturėn. Kino, film, teatėr, koncert, muze, galeri, pra fusha tė thella qė udhėhiqen nga profesionistė, jo nga daja, nipi, djali i shokut, tė thash e mė the, apo njerėz tė amaneteve si thoshte profesori Faruk Begolli, por njerėz profesionist dhe vetėm profesionistė. Jo djem e vajza tė mira, ngase nė profesionalizėm nuk na bėjnė punė. Tė mirėt mundė t’i mbani si dekor nė shtėpi.
Nė anėn tjetėr tė gjitha kėto flasin pėr mungesėn e kapaciteteve intelektuale. Flasin pėr ngushtim tė diapazonit. Nuk duam asfalt. Asfalt mund ta bėni oborrin e juaj dhe tė kėnaqeni me tė. Duam organizime kulturore, serioze, me ambicie qė ato t’i sheh bota dhe tė jenė nė konkurrencė tė barabartė, jo amatorizma sa pėr t’i shėruar kompleksin vetit dhe pėr tė dalė me interesant nė provincėn prej nga vini. Nuk duam tė bėhemi pjesė e provincės tuaj, por duam tė ju ngritim nivelin nė atė vend, qė ju me diapazon tė ngushtė e kthyet nė provincė.
Na flisnit gjerė e gjatė dje, e sot nuk e zėni nė gojė kulturėn, ngase e konsideroni humbje kohe, e si rrjedhojė apo indirekt, ju i thoni Istrefit, Farukut, Ahmetit, Bekimit, Hermines, Abit, Shaniut, Besimit e shumė tė tjerėve, bėtė mirė qė vdiqėt. Nuk na u deshėt asnjėherė, prandaj nuk na duheni as sot. Kjo ėshtė porosia juaj pėr ne tė tjerlve qė mundohemi ta krijojmė njė frymė tė re, njė hap drejt pėrparimit tė mentalitetit, ngase ndėrrimi i mentalitetit tė prapambetur bėhet nga artisti, dhe pas tij nisen tė tjerėt. Jo pse na jepni hapėsirė, por ngase nuk keni guxim tė bėni vet hapa e mėdha. Pra, ju shndėrroheni nė dimėr dhe na shtrėngoni, na shtypni ngase ashtu ju nevojitet. Njė mentalitet i prapambetur do tė thotė njė fitore pėr ju.
Mirė, vazhdoni, veē vazhdoni. Sa mė shumė qė po vazhdoni, ju nė fakt po argumentoni se cilit nivel i takoni. Tė gjithė ata qė kulturėn e popullit tė vet nuk e trajtojnė si duhet, do tė jenė pjesė e harresės kolektive.
Nė ēdo cep tė botės mbeten tė pėrmendur emra udhėheqėsish pėr shkak tė fuqisė sė tyre tė ndikimit nė zhvillimin e kulturės dhe nėpėrmjet saj, pėrparimit tė mentalitetit, po ju pėr ēfarė ndryshimi do tė mbaheni mend?
Ju presim me kėnaqesi pėrgjigjen, na thoni mundėsisht nė praktikė. Nė tė kundėrtėn skenat qė i shohim nė kafene, po na zėnė vend nė skenėn e kulturės sė shoqėrisė sonė. Ju jeni ata qė i keni stimuluar dhe po i fuqizoni, duke mos bėrė asgjė nė kėtė rrafsh.
Ju pamė dhe u ngopėm, ju mėsuam emrat dhe tash duam tė ju shohim punėn. Deri tani nuk pamė gjė tė veēantė pėr tė na tėrhequr vėmendjen. Prizreni e dėshmoi kėtė me njė organizim tė tillė. Ju jeni larg. Ne nga stratosfera ju vėrejmė si njė pikė. Edmund Burke ka thėnė: “E vetmja gjė qė e bėnė tė keqėn tė triumfoj ėshtė, tė rrish e tė mos bėsh asgjė”. Mundėsitė janė. Bėjeni.
comments powered by Disqus