Pėr njė universitet tė mirėfilltė
Ramadan Zejnullahu (Pjesė nga Platforma Programore e prezantuar para Kėshillit Drejtues tė Univesitetit tė Prishtinės)

Qė nga themelimi i tij, Universiteti i Prishtinės luajti rol kyē nė zhvillimet politike nė Kosovė dhe, njėkohėsisht, ishte edhe viktimė e ndėrhyrjeve politike. Universiteti i Prishtinės ka meritė tė madhe pėr zhvillimin e kėsaj shoqėrie, por edhe nuk mund t’i shmanget pėrgjegjėsisė pėr gjendjen e pėrgjithshme nė shoqėri, sepse pikėrisht kėtu janė shkolluar shumica dėrrmuese e njerėzve qė sot bėjnė politikėn e kėtij vendi, drejtojnė ekonominė dhe veprojnė nė fushat e tjera tė jetės shoqėrore. Kosova ėshtė ndėr tė fundit nė Evropė, si pėrkah zhvillimi i burimeve njerėzore, ashtu edhe pėrkah zhvillimi ekonomik dhe, krahas faktorėve objektivė, ne kemi pjesėn tonė tė pėrgjegjėsisė pėr kėtė gjendje.
Situata e krijuar nė fillim tė vitit 2014, e cila kulmoi me dorėheqjen e rektorit dhe tė njė pjese tė Kėshillit Drejtues, ka nxitur njė proces reflektimi pėr gjendjen nė Universitet, si brenda institucionit, ashtu edhe nė nivel tė institucioneve tė shtetit dhe nė opinionin e gjerė publik. Si rezultat i kėtij debati joformal, jo tė planifikuar dhe jo tė strukturuar, ndonjėherė edhe jo tė dėshiruar,i cili e ka vėnė Universitetin nė qendėr tė vėmendjes, duket se ėshtė kuptuar njė gjė –nė kontekstin tonė,Universitetit tė Prishtinės duhet t’i mundėsohet tė veprojė jashtė ndikimeve tė politikave ditore dhe interesave tė veēanta tė grupeve dhe individėve.
Ka shumė faktorė qė Universitetin e kanė sjellė nė njė pozitė aspak tė volitshme nė raport me institucionet simotra, pėr ēka flasin edhe rangimet ndėrkombėtare. Nė mesin e tyre janė keqmenaxhimi shumėvjeēar i institucionit, papėrgjegjėsia nė punė, mosrespektimi i kritereve akademike dhe profesionale, tolerimi i shkeljeve ligjore dhe statutare, fshehja e problemeve dhe hezitimi pėr tė diskutuar pėr to, krijimi i grupeve tė interesit brenda Universitetit, ndėrhyrjet politike, e kėshtu me radhė.
Nė periudhėn gjashtėmujore tė kaluar janė bėrė disa hapa tė rėndėsishėm pėr stabilizimin e gjendjes nė Universitet, ėshtė shtuar transparenca, dhe, nė pėrgjithėsi janė krijuar disa parakushte qė tė fillojė adresimi i problemeve tė shtresuara me vite, madje edhe me dekada. Tani, Universiteti ndodhet nė udhėkryq: kėto probleme ose duhet tė adresohen nė mėnyrė sistematike dhe tė plotė ose tė vazhdojė degradimi i institucionit me pasoja tė paparashikueshme pėr vet Universitetin dhe pėr shoqėrinė nė tėrėsi.
Nė dy vitet e ardhshme vėmendja duhet tė pėrqendrohet nė stabilizimine gjendjes dhe nė ndėrtimin e njė baze tė shėndoshė pėr zhvillimin e Universitetit. Nuk e kemi komforin e mosveprimit me ēfarėdo qoftė arsyetimi. Pėrkundrazi, do tė duhet ndėrmarrė veprime tė cilat nuk janė ndėrmarrė deri tani, por janė tė domosdoshme pėr tė siguruar mbarėvajtjen e punės nė Universitet. Njė qasje e tillė kėrkon pėrkushtim dhe pėrgjegjėsi tė lartė nga tė gjitha organet e Universitetit dhe njėsitė akademike, e cila, shpresoj se nuk do tė mungojė.
Mė poshtė janė shtjelluar pikat kryesore tė platformės programore pėr mandatin dyvjeēar vijues. Kjo platforme do tė operacionalizohet deri nė fund tė shtatorit nė njė plan tė mirėfilltė pune, me afate dhe bartės tė pėrcaktuar, i cili do tė jetė dokument publik.
Rikthimi i besimit
Nuk ka dyshim se zhvillimet nė Universitet dhe rreth Universitetit kanė lėkundur besimin qė ky institucion gėzonte nė opinionin publik, si dhe reputacionin e tij nė rajon dhe mė gjerė. Qytetarėt e Kosovės, jo pa bazė, e perceptojnė Universitetin e Prishtinės si njė institucion ku, nė masė tė konsiderueshme, janė tė pranishme forma tė ndryshme tė korrupsionit akademik, pėrfshirė kėmbimin e favoreve, anashkalimin e kritereve, por edhe format mė ekstreme siē janė regjistrimet e paligjshme kundrejt pagesave dhe shitjae notave, qė i takojnė domenit tė veprave penale. Pėrveē kryerėsve tė drejtpėrdrejtė tė kėtyre veprave tė shėmtuara, fajtorė jemi edhe ne, stafi akademik, qė, me ndonjė pėrjashtim, kemi heshtur me vite karshi dukurive negative duke shikuar vetėm interesin tonė. Pėr ēudi, kanė heshtur edhe shumica e organizatave studentore, liderėt e tė cilėve shpesh kanė qenė ndėr pėrfituesit e qasjes klienteliste nė Universitet, e nė disa raste, edhe vet tė pėrfshirė nė afera korruptive. Besoj se ka ardhur koha qė pėr kėto gjėra tė flasim pa dorėza dhe kėtyre dukurive t’u kundėrvihemi me vendosmėrinė mė tė madhe, sepse, duke heshtur dhe zbukuruar situatėn, nuk mund tė arrihet cilėsia dhe as tė rikthehet reputacionii institucionit.
E dyta, duhet tė ndėrtojmė njė sistem qė nxit pėrgjegjėsinė nė punė. Ne i kemi pagat e mira nė kėtė Universitet dhe nuk mund tė lejojmė qė njerėzit qė paguhen me orar tė plotė tė punojnė nė dy-tri e mė shumė vende tė tjera, duke kaluar mė shumė kohė jashtė Universiteti sesa brenda tij. Kjo ndikon drejtpėrdrejte nė cilėsi, prandaj nuk mund t’i mbyllim sytė karshi papėrgjegjėsisė. Nėse dikush paguhet si profesor e ka obligim ta mbajė mėsimin dhe nuk ka asnjė autorizim qė kėtė punė t’ia delegojė asistentit ose dikujt tjetėr, pavarėsisht ēfarė posti mban. Ose, mund tė heq dorė nga angazhimi nė Universitet derisa mban postin, siē kanė vepruar disa kolegė tonė, e qė do t’i mundėsonte Universitetit tė angazhojė njerėz tė tjerė, me kualifikime adekuate.
E treta, do t’i kushtojmė rėndėsi tė veēantė transparencės. Tė gjitha vendimet dhe dokumentet relevante do tė publikohen ose do tė jenė tė qasshme pėr publikun e gjerė. Kėshtu, secili do tė mund tė kontestojė saktėsinė e tė dhėnave nė njė raport vlerėsimi me rastin e pranimit tė stafit akademik, ose arsyeshmėrinė e secilit vendim tė organeve tė Universitetit dhe tė njėsive akademike, ose vlerėn e njė punimi tė masterit ose tė doktoratės. Kėtė ia kemi borxh qytetarėve, pasi kemi institucion publik dhe jetojmė nga taksat e tyre dhe kjo do tė na ndihmojė ne qė tė jemi mė tė kujdesshėm kur marrim vendime
Zbatimi i kritereve akademike dhe ligjshmėrisė
Titujt akademikė janė kėta qė janė dhe janė fituar mbi bazėn e kritereve qė kemi aplikuar me vite. E dimė tė gjithė se, me ndonjė pėrjashtim, nuk bėhet fjalė pėr standardet mė tė larta akademike, edhe pse shpesh e kemi mashtruar veten se jemi rang botėror. Pėr shembull, kėtu ka pasur dhe vazhdon tė ketė interpretime fleksibile se ēfarė quajmė punim me recension ndėrkombėtar, kėshtu qė ka ndodhur qė si punime tė tilla janė pranuar edhe ato qė nuk e kanė vlerėn e njė artikulli informativ nė gazetė, e qė, me tė drejtė janė denoncuar publikisht. Edhe nėse nuk do tė jetė e mundur, ligjėrisht, qė dikujt t’i merret titulli i fituar, tė gjitha rastet ekstreme duhet tė procedohen te Komisioni i Etikės qė ka themeluar Senati i Universitetit. Kėshtu, tė paktėn, do tė nxjerrim mėsime pėr te ardhmen dhe do ta definojmė ēka ėshtė e pranueshme e ēka jo. Ne duhet t’i vendosim vetes disa standarde tė arritshme dhe tė matemi nė raport me to, pėrndryshe do tė kemi gjendje kaotike nė tė gjitha fushat.
Me zbatim tė pėrpiktė tė Ligjit, Statutit dhe rregulloreve tė Universitetit do tė synojmė sigurimin e ligjshmėrisė nė Universitet. Me konstituimin e institucioneve tė dala nga zgjedhjet e fundit nacionale do tė sigurohemi tė aprovohen ndryshimet statutare qė do tė krijojnė kushte pėr njė shkallė mė tė lartė tė autonomisė sė Universitetit, si dhe respektimin e ligjshmėrisė dhe tė standardeve akademike dhe etike. Nė afat tė gjatė kjo do tė na mundėsojė njė “pavarėsim” akoma mė tė madh nga politika dhe do ta nxisė sundimin e ligjit brenda Universitetit.
Pėrmirėsimi i menaxhimit
Raporti i auditimit pėr vitin 2013 pėrmban 18 gjetje kryesore pėr parregullsi qė shoqėrohen me 18 rekomandime pėr marrjen e masave, shumica prej tė cilave i adresohen drejtpėrdrejte rektorit dhe kanė tė bėjnė me aspekte vitale tė funksionimit tė Universitetit: Pėr shembull, njė gjetje bėn fjalė pėr zbatimin e procedurave joadekuate tė prokurimit, qė mund tė sjellė deri tek keqpėrdorimet financiare; tjetra pėr ekzekutimin e buxhetit pėr investime kapitale vetėm nė masėn 59% qė ėshtė pasojė e planifikimit jo tė mirė; gjetja tjetėr i adresohet pagesave tė pabaza qė zbatohen nė Universitet e qė, po ashtu, hap rrugėn pėr keqpėrdorime tė mundshme. Po ashtu, raporti thekson se rekomandimet nga vitet e mėhershme nuk janė adresuar nė tėrėsi dhe me seriozitetin e duhur. Tė gjitha rekomandimet e raportit do tė adresohen deri nė fund tė kėtij viti, ndėrsa nė vitin 2015 nuk do tė ketė gjetje tė shkeljeve thelbėsore siē ėshtė rasti tani, sepse do tė vendosim rend e rregull nė procedurat e prokurimit dhe ato financiare.
Pėrmirėsimi i mėsimdhėnies dhe i shėrbimeve pėr studentė
Ky Universitet jeton nga studentėt, prandaj duhet t’i kushtojmė kujdes tė veēantė cilėsisė sė mėsimdhėnies dhe rezultateve tė tė nxėnit. Pėr ta pėrmirėsuar mėsimdhėnien, duhet riaktivizuar Qendrėn pėr Pėrsosmėri nė Mėsimdhėnie, e cila do tė ofrojė kurse dhe kėshillime pėr personelin akademik Ėshtė me rėndėsi ta kuptojmė se nuk mjafton tė jemi specialistė tė mirė tė fushės qė tė jemi edhe mėsimdhėnės tė mirė, ndėrsa ajo ēfarė studentėt shohin tek ne ėshtė, jo ekspertiza jonė shkencore, por pikėrisht aftėsia pėr t’ua pėrcjellė atyre njohuritė.
Gjithashtu, nuk do tė rreshtim sė pėrmirėsuari shėrbimet pėr studentė, duke shfrytėzuar deri nė maksimum teknologjinė informative. Nė web faqen e Universitetit duhet tė publikohen tė gjitha materialet mėsimore qė studentėt tė mund t’i shfrytėzojnė ato, ndėrsa, pėrveē mėsimit tė rregullt, do tė kemi orar pėr konsultime me studentė dhe pėr kėshillimin e tyre.
Sistemi efektiv pėr sigurimin e cilėsisė
Pėr momentin i kemi rreth 200 programe tė ndryshme studimore dhe dimė shumė pak pėr cilėsinė e tyre. Nuk mund tė jetė cilėsia vetėm ēėshtje e akreditimit, i cili bėhet njė herė nė tre vjet. Ne do t’i zbatojmė me pėrpikėri procedurat pėr sigurimin e cilėsisė, duke filluar nga zhvillimi i programeve mėsimore deri te mbikėqyrja e zbatimit tė tyre. Nė njėsitė akademike dhe nė Senat cilėsia duhet tė jetė tema qendrore e diskutimeve, ndėrsa menaxhmenti i Universitetit dhe ato tė njėsive akademike duhet tė merren aktivisht me kėtė temė. Gjatė dy vjetėve nė vijim do ta ndėrtojmė njė sistem tė qėndrueshėm pėr vlerėsimin e mėsimdhėnies dhe pėr dhėnien e informatės kthyese atyre qė vlerėsohen. Kėshtu, do tė krijojmė njė cikėl qė ndėrlidhė vlerėsimin me planifikimin dhe do tė tregojmė se i kushtojmė kujdes aspektit mė tė rėndėsishėm tė punės sonė.
Nxitja e punės kėrkimore-shkencore
UP ka njė strategji pėr veprimtarinė kėrkimore-shkencore, artistike dhe zhvillimore e cila parasheh masat pėr periudhėn 2013-2016, prandaj ne na mbetet vetėm ta zbatojmė. Puna kėrkimore-shkencore ėshtė pjesė integrale e studimeve tė avancuara, sidomos tė atyre tė nivelit tė doktoratės, prandaj edhe paraqet aspekt jetik tė funksionimit tė institucionit. Po ashtu, pa punė kėrkimore, pa bashkėpunim ndėrkombėtar nė kėtė fushė, nuk ėshtė e mundur tė pėrmirėsohet rangimi aktual i Universitetit.Pėr ata qė kanė rezultate kulminante nė punėn kėrkimore-shkencore do tė zbatohen privilegjet qė ofron Statuti, siē ėshtė zvogėlimi i ngarkesės mėsimore pėr deri nė 1/3 e normės gjatė njė viti akademik.
Avancimi i bashkėpunimit ndėrkombėtar
Universiteti, tanimė ka projekte tė shumta ndėrkombėtare, kryesisht tė financuara nga Bashkimi Evropian, por edhe projekte tė reja qė na presin, si Transformational Leadership Program (TLP) qė financohet nga USAID. Ne duhet t’i bėjmė kėto projekte tė qėndrueshme. Nuk mund tė tolerohet qė tė shpenzohen 1 milion EUR pėr themelimin e njė programi tė studimeve nė njė fushė atraktive dhe tė kėrkuar, ndėrsa programi tė mbyllet ditėn kur pėrfundon projekti. Do tė ketė pėrkrahje tė plotė dhe stimulime tė veēanta pėr tė gjithė ata qė i sjellin projekte Universitetit, pėr ēkado tė hartohet njė rregullore e veēantė.
Me hapjen e programit Erasmus pėr vendet joanėtare tė Bashkimit Evropian, ne duhet tė lidhim dhe zbatojmė sa mė shumė marrėveshje pėr kėmbimin e studentėve me universitetet evropiane dhe kjo do tė bėhet gjatė dy vjetėve nė vijim. Ndėrkaq, duhet t’i identifikojmė disa partnerė strategjikė me tė cilėt do tė kemi bashkėpunim mė tė afėrt nė fushat tona te studimeve, pastaj me ta mund tė realizojmė projekte nga mė tė ndryshmet.
Sigurimi i financimit stabil
Tė gjithė e dimė se tė hyrat e Universitetit janė pėrgjysmua me vendimin e Qeverisė pėr zvogėlimin e pagesės sė semestrave, ndėrsa shpenzimet janė shtuar me vendimin tjetėr pėr rritjen e pagave. Kėshtu, tani Universiteti ka njė deficit prej afėr 5 mil. EUR nė vit i cili duhet tė mbulohet nga burime tė Buxhetit tė Kosovės, nėse duam ta ruajmė nivelin e tanishėm tė aktivitetit. Mbesim me shpresė se Qeveria do t’i pėrmbahet zotimit pėr mbulimin e deficitit. Ndėrkaq, Universiteti, pėr vitin 2015 duhet tė hartojė njė plan tė mirėfilltė buxhetor, si dhe tė bėj planifikimin e numrit tė studentėve nė pėrputhje me mundėsitė qė kemi, gjithnjė duke pasur parasysh se pėrveē kuantitetit duhet ta sigurojmė edhe kualitetin.
Strategjia afatmesme
Nga fundi i vitit 2015 ne do ta kemi njė Strategji Afatmesme Zhvillimi tė Universitetit e cila do tė mund tė pėrqendrohet nė ēėshtjet zhvillimore e jo nė ato tė karakterit emergjent. Ky dokument duhet tė na tregojė se si e shohim Universitetin deri nė vitin 2020, ēfarė duhet bėrė pėr tė tejkaluar hendekun nė mes tė numrit tė madh tė studentėve dhe numrit tė vogėl tė personelit akademik, cilat disiplina akademike duhet t’i favorizojmė, si ta pėrmirėsojmė infrastrukturėn dhe, nė pėrgjithėsi, tė sigurojmė kushte pėr funksionimin normal tė Universitetit.
(Autori ėshtė rektor i zgjedhur i Universitetit tė Prishtinės)

comments powered by Disqus