E vėrteta nga disa opinionistė nuk po flitet por po flasin emocionet!
Besim Ismaili Sipas disa opinionistėve dhe analistėve tanė, thonė se ne duhet tė mirremi me vetėn, si duket qenkan emocionuar dhe nuk e flasin atė qka e sheh e gjithė bota.


Prej disa ditėsh po ndėgjojmė opinione tė ndryshme nėpėr portale, gazeta, radio dhe televizione. Tė gjitha kėto mė bėnė t’i kushtoj pak kohė dhe tė shkruaj ca rreshta pėr opinionet qė po i ndėgjojmė prej disa opinionistėve shqipėtarė apo vetėm me nėnshtetėsi kosovare-shqiptare.

Por mua mė habisin dhe po mendoj, a thua mos janė kėta Shqipėtarė tė ndershėm tė shtetit serb dhe aleatėve tė saj? Apo janė tė ndikuar nga diqka.

Pėr t’a quajtur vetėn opinionist, duhet ta konsiderosh vetėn si njė gjykatės i pavarur qė ėshtė nė njė pozicion tė besuar pėr tė treguar drejtėsi. Nėse ndikohet nga ngarkesa politike, shoqėrore apo ekonomike ai e humb personalitetin dhe autoritetin e vet, pavarėsinė e mendimit dhe lirinė e gjykimit tė fenomenit. Analizat, hulumtimet, gjykimet duhet tė jenė tė pavarura e jo emocionale.

Dekleratat e shtetit serb dhe BE-ja citojnė: Ka mundur tė ketė bombė, kurse BE-ja duke i lavdėruar policin dhe organet e rendit tė shtetit serb! Kurse opinionistė dhe moderator tanė me nėnshtetėsi shqiptare dhe kosovare thonė: se kanė mundur tė kthehen nė kufoma, e tjetri duke qeshur shprehet nė njė emision "Ndodhi tragjedia qė nuk do e prisja kurrė tė vdisja si hero', kurse njė moderator e kritikon Xhakėn se ai ka qenė shkaktar i incidentit nė Beograd, ai nuk ka pas pse tė vrapon pas flamurit, por moderatori qė nuk dua tė ja pėrmend as emrin ėshtė i njohur pėr deklerata antishqiptare, ku sipas tij shteti serb qdo here ka patur tė drejt karshi shqipėtarve edhe kur u shpall Kosova e pavarur.

Nėse doni tė jeni tė sinqert dhe tė mbeteni opinionist dhe moderator tė respektuar dhe kėrkuar, duhet ta citoni tė vėrtetėn, por i sinqert nuk mundesh me qenė duke i shėrbyer dhe duke i qitė ujė nė mullinjė tė armikut. Kėshtu qė ju mund t’a quani vetėn opinionistė apo si tė doni ju tė nderuar shėrbėtorė, kurse pėr shumicėn e shqipėtarėve jeni vetėm shqipėtarė tė ndershėm tė serbisė asgjė mė shumė se shėrbėtorė.

Ju kujtojė, se deri nė minutėn 41.16 seconda para se tė hyn flamuri nė stadium, apo siq e quajnė disa opinionistė ”njė cope tekstil” qė pėr mua dhe qdo njeri qė e ndien vetėn shqipėtar nė atė copė tekstil janė figura dhe simbole me vlera tė mėdha, pėr tė cilat edhe une e kisha bėrė tė njejtėn gjė, sikurse lojtarėt tanė dhe nėse kėrkohet do t’a bėjė me knaqėsi dhe me kokėn lartė do tė shkojė rrugės sė baballarėve .

Nuk ishte flamuri shkaktar i incidentit apo Xhaka e Lila, Ishin shumė arsye pėr t’a ndėrprerė lojėn, shikoni inqizimet dhe fotografit e pastaj jepni opinione tė drejta . Unė mendoj se problemi ėshtė tek ne dhe pėr atė duhet tė mirremi me vetėn sipas disa opinionistėve.

Problemi ėshtė asimilimi gjatė kohės sė komunizmit nė Shqipėri dhe pėr atė mbizotėrimi i emocioneve po e varros arsyen.

(Autori eshte Kryetar i bordit te klubit futbollistik Drita nga Gjilani)
comments powered by Disqus