Samsung do tė prodhojė mė pak telefona nė 2015
Samsung ėshtė prodhuesi mė i madh nė Android, por megjithatė ka parė probleme me shitjet dhe profitin e kompanisė. Dhe kėto faktorė kanė ndikuar qė prodhuesi jugkorean tė mendojė tė ofrojė mė pak modele tė telefonave vitin e ardhshėm.
Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga Robert Yi, drejtori i Samsung pėr relacionet me investitorėt e kompanisė, i cili ka thėnė se Samsung ėshtė duke e konsideruar uljen e numrit tė pajisjeve qė i lanson nė treg, pėr njė masė prej 25% deri nė 30%.

Kėtė vit, Samsung ka prezantuar shumė modele tė telefonave tė menēur nė treg, ndėrsa sė fundmi e ka “goditur” tregun me modelet mesatare tė telefonave, Samsung Galaxy A3 dhe Galaxy A5. Megjithatė, edhe kėto modele nuk kanė mundur ta parandalojnė rėnien e profitit neto pėr 49% nė tremujor.

Samsung ėshtė gjithashtu duke u pėrballur me rritjen e konkurrencės nga Motorola e rifreskuar, Xiaomi, Gionee dhe prodhues tė tjerė nga vendet nė zhvillim.
comments powered by Disqus