Efektet e masazhit tek foshnjat
Masazhi Terapeutik ėshtė njė nga praktikat mė tė lashta qė lidhen me mjekėsinė.
Studiuesit bashkėkohorė tė mjekėsisė dhe psikologjisė kanė nisur tė ritheksojnė me forcė vlerat e mėdha tė kėsaj terapie, pas njė periudhe skepticizmi. Edhe pse nevojiten studime tė tjera qė do tė ēojnė nė kuptimin e plotė tė pėrfitimeve qė vijnė nga terapia e masazhit dhe nga pėrdorimi i saj i gjerė nga terapistėt, rezultatet e deritanishme janė tejet premtuese.

E aplikuar tek foshnjat, masazhi i ndihmon tė rriten. Sipas njė studimi mjaft tė famshėm, (Field, 1986) studiuesit krahasuan foshnjat e lindura para kohe qė masazhoheshin tri herė nė ditė nga 15 minuta, me njė grup ku foshnjat u lanė tė paprekura nė inkubatorėt e tyre. Ata vunė re se foshnjat qė masazhoheshin reagonin mė shumė dhe mė shpejt ndaj njerėzve dhe zhurmave dhe ishin pėrgjithėsisht mė aktive sesa bebet e tjera. Pėr shkak tė rritjes mė tė shpejtė, bebet e masazhuara u nxorrėn nga spitali mesatarisht 6 ditė mė parė sesa foshnjat e pamasazhuara.

Por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, tetė muaj mė vonė, foshnjat e masazhuara vazhdonin tė ruanin pėrparėsinė nė peshė dhe vazhdonin tė ishin mė pėrpara nė testet motore dhe zhvillimin mendor.

Kėto rezultate kanė pasur ndikim shumė tė madh nė mėnyrėn e pėrkujdesit pėr foshnjat, si nga prindėrit, ashtu edhe nga personeli i spitaleve.
comments powered by Disqus