Yahoo do ta zėvendėsojė “Google search” nė Firefox
Gjiganti i tekonologjisė Yahoo tani do ta zėvendėsojė udhėheqėsin e internetit Google si makinė kėrkimore, nė shfletuesit e Firefox nė SHBA
Yahoo ka thėnė se qė nga dhjetori do tė lansojė njė makinė kėrkimore “tė pastėr, moderne dhe me dizajn tridimensional” pėr pėrdoruesit e Firefox-it.

Lajmi vjen nė kohėn kur marrėveshjes mes Google dhe prodhuesit tė Firefox, Mozilla, i ka ardhur fundi pas njė partneriteti 10 vjeēar.

Google posedon 67% tė tregut kėrkimor nė SHBA, ndėrkohė qė Microsoft posedon 20% tė tregut, dhe Yahoo 10%, sipas firmės hulumtuese comScore.

Shefja ekzekutive e Yahoo-s Marisa Mayer e ka cilėsuar marrėveshjen 10 vjeēare si “partneriteti mė i rėndėsishėm pėr Yahoo-n gjatė pesė viteve tė fundit.”

“Nė Yahoo besojmė thellė nė kėrkimin nė internet – ėshtė fushė investimi dhe mundėsie pėr ne,” ka shtuar ajo.

Pėrdoruesit e Firefox nė SHBA automatikisht do tė drejtohen nė rezultatet e kėrkimit nė faqen e Yahoo-s kur definojnė kėrkesėn e tyre nė kutinė e cila paraqitet nė maje tė shfletuesit.

Megjithatė, Firefox ėshtė prapa Google Chrome-it nė tregun e shfletuesve. Gjatė muajit tetor, ajo i posedonte 10% tė shfletuesve tė kompjuterėve, telefonėve dhe tabletave nė krahasim me 33% tė Google Chrome, sipas firmės sė tė dhėnave tė teknologjisė StatCounter.

Krahas pėrfundimit tė partneritetit me Google nė SHBA, Mozilla gjithashtu po e orienton Firefox-in nga makina kėrkimore Baidu nė Kinė, dhe Yandex nė Rusi.

Nė ndėrkohė drejtori ekzekutiv i Google, Eric Schmidt, mu muajin e kaluar ka thėnė se konkurenti mė i madh i Google pėr kėrkimin nė internet ėshtė gjiganti i blerjes pėrmes internetit Amazon, e jo konkurentėt si Yahoo.

Nė botė Google posedon 90% tė tregut tė kėrkimit nė internet.
comments powered by Disqus