Ish-zonja e parė e Francės, Trierweiler promovon librin
Ish-zonja e pare e Francės, Valerie Trierweiler do tė promovojė librin e saj autobiografik Thank You for the Moment, ose faleminderit pėr momentin mė 25 nėntor nė Britaninė e Madhe.
Autorja ka folur mbi librin dedikuar momenteve pas ndarjes me presidentin e Francės Fransua Holande , pėr mediat britanike si BBC dhe tė pėrditshmen The Times.

Libri, pėrveēse ėshtė best-seller nė Francė, ka tronditur edhe politikėn franceze. Pas zbulimit nga mediat tė historisė sė dashurisė sė Hollande me aktoren e njohur Julie Gayet nė janar,Trierweiler u shtrua nė spital. Nė intervistėn pėr Andrew Mar show nė BBC-sė, transmetuar tė dielėn, Trierweiler thotė se nuk ka tentuar tė vrasė veten, duke hedhur poshtė tė gjitha aludimet mediatike.

Unė thjesht mora disa tableta pėr gjumė, dhe kjo nuk ėshtė vetėvrasje. Nuk doja ti pėrjetoja ato moment, tė shikoja fotot e publikuara nė media dhe nuk doja tė pėrballesha me atė realitet tė ri. Unė e dija qė gjithēka ishte publikuar nė media, por thjesht nuk doja ti shikoja dhe madje sot e kėsaj dite nuk i kam parė tė gjitha.

Sa i pėrket mendimit tė pėrgjithshėm se ky libėr ėshtė njė hakmarrje e saj ndaj presidentit Hollande, ajo u pėrgjigj se ky libėr ėshtė thjesht njė rindėrtim I jetės sė saj. Ėshtė njė libėr dedikuar vetes time, tha ajo, duke nėnvizuar se nuk ka asnjė tendencė tė shkatėrrojė karrierėn politike tė Hollonde.

Megjithatė, biografia e Trierweiler ka hapur njė debat tė madhe nė Francė, dhe rėnia e popullaritetit tė Holandė, mendohet se ka ardhur edhe nga publikimi i kėtij libri. Sigurisht qė situata ekonomike nė Francė ka ndikuar , por goditja pėrfundimtare pėr Hollondė erdhi pas publikimit tė historisė sė dashurisė mė media dhe librit tė Trierweiler, konsideruar tashėm njė hakmarrje e pastėr prej gruaje.
comments powered by Disqus