Tre dramaturgė nė Jurinė e Ēmimit “Vehap Shita”
GAZETAEXPRESS E mėrkurė, 26 Nentor 2014 11:30 Dramaturgu dhe kritiku i teatrit dhe filmit Arian Krasniqi, dramaturgia Doruntina Basha dhe dramaturgu Visar Krusha janė tre anėtarėt tė cilėt janė ftuar nga SKENA UP pėr tė pėrzgjedhur shkrimin mė tė mirė pėr kritikė teatri
Festivali Ndėrkombėtar i Studentėve pėr Film dhe Teatėr SKENA UP ka zgjedhur jurinė e cila do tė ndaj Ēmimin pėr Kritikė Teatri “Vehap Shita” i cili do tė jepet pėr shkrimin mė tė mirė kritik pėr shfaqjet e dhėna nė kėtė edicion tė festivalit.

SKENA UP ka nderin tė prezantoj jurinė tre anėtėreshe e cila do tė ndajė ēmimin mė tė ri tė festivalit, atė pėr kritikė teatri “Vehap Shita”.

Dramaturgu dhe kritiku i teatrit dhe filmit Arian Krasniqi, dramaturgia Doruntina Basha dhe dramaturgu Visar Krusha janė tre anėtarėt tė cilėt janė ftuar nga SKENA UP pėr tė pėrzgjedhur shkrimin mė tė mirė pėr kritikė teatri.

Tė tre anėtarėt e jurisė kanė dalė nga departamenti i dramaturgjisė nė Fakultetin e Arteve nė Prishtinė.

Arian Krasniqi ėshtė i njohur pėr dramat e tij tė inskenuara nė shumė teatro dhe ėshtė njėri ndėr tė paktėt qė shkruan kritikė teatri dhe filmi. Ai ka qenė drejtor i Teatrit Kombėtar, njėri ndėr themeluesit e festivalit SKENA UP dhe njėri ndėr themeluesit dhe menaxher i Revistės pėr Teatėr dhe Dramė: “LOJA”.

Drama e fundit e Doruntina Bashės “Gishti” sė fundmi ka fituar ēmimin e parė nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Teatrove MESS nė Sarajevė. Ajo ka qenė pjesė e disa jurive ne festivale filmi e teatri. Nė vitin 2009 ajo qenė selektore e programit tė filmit nė SKENA UP.

Ndėrsa Visar Krusha ėshtė i njohur si dramaturg, regjisor e producent i cili ka qenė pjesė e “Talent Campus” nė festivalet e filmit nė Berlin dhe Sarajevė. Nė vitin 2010 ai ka qenė pjesė e selektorėve tė programit nė SKENA UP.

SKENA UP bėnė edhe njė herė thirrje tė gjithė studentėve tė Degės sė Artit Dramatik (Dramaturgji, Regji Teatri dhe Aktrim) tė Fakultetit tė Arteve, studentėt e Fakultetit tė Filologjisė (Gazetari, Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe), studentėt e Fakultetit Filozofik (Sociologji dhe Filozofi), tė Universitetit tė Prishtinės “Hasan Prishtina”, si dhe studentėt e drejtimeve tė ngjashme nė tė gjitha universitetet private tė licencuara nga MAShT e Republikės sė Kosovės, qė tė shkruajnė kritikė pėr shfaqjet e SKENA UP.

Ēmimi pėr Kritikė Teatri “Vehap Shita” ėshtė krijuar nga SKENA UP kėtė edicion me qėllim qė tė krijojvazhdimėsi tė traditės sė kritikės teatrore nė Kosovė pėrmes nderimit tė njėrit nga themeluesit e saj dhe tė njėrit nga personalitetet mė tė shquara nė kėtė fushė, Vehap Shita.

Kritiku i teatrit Vehap Shita ka qenė anėtar jurie nė Festivalit SKENA UP qysh nė edicionin e parė dhe mė pas njė nga mysafirėt mė special nė programin e teatrit.
comments powered by Disqus