Interpretohet Simponia nr. 2 “Kosovare” nga Filarmonia e Kosovės
Simfonia nr. 2 “Kosovare” u interpretua pėr herė tė parė nga Orkestra Simfonikė e Filarmonisė sė Kosovės, tė dielėn mbrėma, nė kuadėr tė “Ditėt e muzikės kosovare”, qė organizohet nga Shoqata e Kompozitorėve tė Kosovės.
Drejtori i Filarmonisė, Baki Jashari, e ka konsideruar hap historik interpretimin e kėsaj vepre.

Pesė muaj i janė dashur Filarmonisė sė Kosovės qė tė kompletojė partiturat e Simfonisė nr. 2 “Kosovare” tė kompozitorit tė njohur shqiptar Rexho Mulliqi, shkruan Koha Ditore.

Pjesė tė kėsaj vepre qė nga viti 1979 do t’i ruante nė sirtarin e tij dirigjenti shqiptar Eno Koēo, e disa tė tjera janė gjetur nė arkivin e Radiotelevizionit Shqiptar.

Gjendja e kėtyre partiturave, kur Filarmonia e Kosovės i kishte siguruar nė qershor tė kėtij viti, ishte shumė e keqe. Prandaj ėshtė dashur kohė qė secila notė tė rishkruhej nė mėnyrė qė vepra tė kompletohej.

Nė vitin 2011, gazeta kishte raportuar se nė Kosovė nuk ndodhej asnjė vepėr origjinale e Mulliqit. Edhe pse ka pasur pėrpjekje, askush nuk ka mundur t’i kthente origjinalet nga Serbia, tė cilat i ka Vesna Mulliqi, e bija e kompozitorit tė ndjerė.

Pėr herė tė parė nė kėtė mbrėmje u interpretuan edhe vepra “Capriccio Sinfonico” e Zeqirja Ballatės dhe Simfonia nr. 3 e Kreshnik Aliēkajt.
comments powered by Disqus