70 vjet bibliotekė
Shtatė herė i ėshtė ndėrruar emri e pesė herė lokacioni. E aty ku qėndron sot stoikisht pas gjithė vėshtirėsive nė pėrballje me regjimin totalitar serb, nėn 99 kupolat me dritaret zenitale, u shėnua 70-vjetori i Bibliotekės Kombėtare tė Kosovės “Pjetėr Bogdani”
Historia shtatėdhjetė vjeēare e Bibliotekės Kombėtare tė Kosovės, ka nisur me emrin Biblioteka Krahinore nė Prizren, pėr tė ardhur nė ditėt e sotme me njė emėr krejt tjetėr nė Prishtinė, “Pjetėr Bogdani”. Kėtij institucioni tė dijes, i ėshtė ndėrruar emri shtatė herė, e lokacioni pesė herė. Regjimi serb disa herė e ka sjellė Bibliotekėn para vėshtirėsive tė mėdha. Mė 1953 Biblioteka ėshtė mbyllur dhe fondet e saj janė pėrvetėsuar nga ish-Biblioteka “Milladin Popoviē”. Gjatė fundviteve tė ’80-a deri mė 1999, ėshtė dėmtuar fondi bibliotekar dhe ėshtė shkatėrruar infrastruktura. Nė vitin 1990 regjimi serb pėrjashtoi bibliotekarėt shqiptarė dhe pėrdoruesve shqiptarė iu mohua e drejta pėr shėrbime. Nė hapėsirat e BKK-sė u strehuan refugjatė nga Kroacia dhe Bosnja, ndėrkaq nė periudhėn mars-maj mė 1999, ushtria serbe e pėrdori BKK-nė si bazė tė saj. Me gjithė kėto sfida, BKK-ja arriti t’i mbushė 70 vjet. Tė martėn mė 25 nėntor, nė amfiteatrin epik tė kėtij institucioni, nė tė cilin kanė parakaluar qindra botime librash, u shėnua pėrvjetori i 70-tė nga themelimi nė vitin 1944. Drejtori i BKK-sė, Bedri Zyberaj, tha se ata qė e njohin historinė e gjuhės sė shkruar shqipe, sidomos tė librit shqip, e dinė shumė mirė se koha e fillimit tė punės sė bibliotekave nė hapėsirėn albanofone nuk ka ardhur si njė rastėsi e lumtur. Ai vlerėson se pėr shkak tė rrethanave historike e politike, BKK-ja ka kryer funksionin e saj nėn trysninė e shtrėngesave ideologjike dhe peshės sė rėndė tė shtypjes kombėtare. Megjithatė, pas gjithė kėtyre vėshtirėsive, sipas Zyberaj, BKK-ja tani ka misionin e saj tė rregulluar me ligj, pėr mbledhjen, pėrpunimin dhe ruajtjen e materialeve bibliotekare me vlerė dokumentare pėr kulturė, artin dhe shkencėn.

“Me njė fond prej rreth dy milionė njėsish bibliotekare, dhe me mjedise qė frekuentohen nga njė numėr mė shumė se 100 mijė lexuesish tė moshave dhe kategorive tė ndryshme brenda njė viti, Biblioteka Kombėtare e Kosovės sot rangohet nė mesin e bibliotekave mė tė mėdha dhe nga mė seriozet nė rajon dhe mė gjerė”, ka deklaruar Zyberaj. Ai ka falėnderuar institucionet pėr pėrkrahjen qė i kanė dhėnė kėtij institucioni, e nė veēanti Ambasadėn Amerikane qė ka ndihmuar qė nga pėrfundimi i luftės nė Kosovė. Zyberaj konsideron se gjatė kėtyre shtatė dekadave kjo bibliotekė ėshtė pėrpjekur ta ruajė e ta freskojė kujtesėn kombėtare tė Kosovės e tė shqiptarėve, pavarėsisht pastrimit brutal etnik tė represionit tė regjimit tė Millosheviqit dhe jo vetėm tė tij, tė ushtruar mbi gjithė trashėgiminė kulturore tė Kosovės.

“Ėshtė po kjo bibliotekė qė e ka ruajtur kujtesėn e Kosovės pėr brezat e ardhshėm; ka marrė gjithherė parasysh sugjerimet e miqve, duke e hapur bibliotekėn pėr shėrbim tė ēdo grupi etnik, tė ēdo rajoni, tė ēdo pėrkatėsie fetare dhe tė komuniteteve e duke pėrcaktuar detyrat kryesore tė saj si: mbledhjen e sė kaluarės, sistemimin dhe ruajtjen e saj nė forma dhe standarde tė ndryshme, gjithherė nė shėrbim tė punonjėsve shkencorė, lexuesve, dashamirėsve tė librit e vlerave kulturore”, pėrfundoi Zyberaj. Ish-drejtori dhe tani kryetar i Kėshillit Drejtues tė BKK-sė, Sali Bashota, ka vlerėsuar se pagjumėsia ideale e njerėzve tė Kosovės ka njė lidhje shpirtėrore me Bibliotekėn Kombėtare, prandaj portreti i kėtij institucioni nė kėtė 70 vjetor e ka historinė e vet mė tė admirueshme, ndėrsa sytė e kujtesės e kanė njė dėshmi tė dokumentuar.

“Dorėshkrimet, librat e rinj, librat e vjetėr, fotografitė, hartat, koleksionet e muzikės, gazetat, revistat etj., nė gjuhė tė ndryshme tė botės, secila prej tyre e ka rėndėsinė e vet nė pasqyrėn e kohės sė Kosovės pėr plot 70 vjet, prandaj BKK e ka krijuar kohėn e vet me njerėzit e vet nė rrethana tė caktuara shoqėrore e politike”, ėshtė shprehur Bashota.



Demaēi: Luftuam pėr liri, tani ėshtė koha pėr dije

Sekretari i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Kulturės, Veton Firzi, ka pėrshėndetur tė pranishmit duke premtuar se kjo ministri do tė vazhdojė pėrkrahjen pėr BKK-nė por edhe pėr bibliotekat komunale. Jeffrey Jamison, drejtor pėr marrėdhėnie me publikun nė Ambasadėn Amerikane nė Kosovė, se BKK-ja ėshtė njė nga institucionet mė tė rėndėsishme kulturore nė Kosovė. Roli i saj, sipas tij, ėshtė qė si instrument i demokracisė moderne, t’iu mundėsojė njerėzve qė tė kenė qasje tė lirė nė informacione. Ai theksoi se Ambasada do tė vazhdojė pėrkrahjen pėr BKK-nė.

Drejtoresha e Bibliotekės Kombėtare tė Shqipėrisė, Persida Asllani pėrshėndeti tė gjithė tė pranishmit dhe uroi qė kjo bibliotekė tė vazhdojė edhe mė tutje bashkėpunimin qė ka mė BKSH-nė.

Ajo bėri tė ditur se dy Bibliotekat sė shpejti do tė organizojnė edhe shėnimin e 200-vjetorit tė lindjes sė De Radės.

“Bogdani ėshtė njė nga autorėt shumė tė rėndėsishėm pėr kulturėn kombėtare. Pėr mua emri i tij shėnjon tri nga momentet mė tė rėndėsishme nė kulturėn kombėtare. Botimi i veprės sė tij ‘Ēeta e profetėve’, rikthimi i veprės sė Bogdanit nė kuptimin shkencor nga dr. Ibrahim Rugova dhe tani pagėzimi i bibliotekės me emrin e tij”, ka thėnė Asllani.

Nė kėtė pėrvjetor u shpėrblyen me mirėnjohje dhe dhurata tė gjithė ata qė dhanė kontribut nė rritjen dhe zhvillimin BKK-sė. Ndėr tė shpėrblyerit ishin Adem Demaēi, Ukshin Hoti, Ministria e Kulturės dhe ajo e Arsimit, Biblioteka Kombėtare e Shqipėrisė, Ambasada Amerikane, etj.

Demaēi me kėtė rast mbajti njė fjalė tė shkurtėr. “Drejtori mė tha tė flas sa ma shkurt, por unė di tė flas edhe shkurt”, u shpreh veprimtari, ēka i bėri tė qeshin tė gjithė tė pranishmit. Ai vlerėsoi se BKK-ja ishte njė diell, nė tė cilin shqiptarėt ndriēuan mendjet e tyre duke shfletuar bibliotekat e botės.

“Prandaj ishte e qėlluar qė kėsaj biblioteke t’i vemi emrin e Pjetėr Bogdanit sepse ai ishte njė luftėtarė pėr ēlirimin e Kosovės e atdheut. Ju e dini se ai ishte organizator i njė kryengritje tė madhe shqiptare. Prandaj luftėn pėr liri e dije i bashkuam, por tani ėshtė koha qė t’i japim mė shumė rėndėsi dijes sesa luftės”, ka porositur Demaēi. Krejt nė fund u bė hapja e ekspozitės sė koleksioneve tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare.
comments powered by Disqus