Fermerėt e Anamoravės humbin qindra tonė miell e krunde
​ Fermerėt e Komunės sė Gjilanit kanė humbur qindra mijėra kilogramė miell pas depozitimit tė bėrė tė grurit nė mullirin “Bereqeti 3”, nė fshatin Lladovė, pas mbylljes sė fushatės sė korrje-shirjeve.
Pronari i mullirit, Ekrem Krasniqi, para se t’ia vendoste drynin biznesit tė tij dyshohet qė tė ketė shitur miellin e fermerėve dhe se me paratė e grumbulluara dyshohet tė ketė ikur nga vendi.

Ndonėse ende nuk ka ndonjė listė tė pėrpiluar sesa fermerė janė dėmtuar, ajo qė dihet se mė tė prekurit janė nga fshatrat Lladovė, Zhegėr, Bresalc dhe njė pjesė nga komunat e Parteshit dhe Kamenicės, shkruan sot Koha Ditore.

Nė bazė tė shėnimeve qė ka mbledhur pėrfaqėsuesi i fshatit Lladovė, Fadil Latifi, janė 32 fermerė tė cilėve u janė avulluar 46 mijė kg miell dhe 23 mijė kg krunde.

Ai deklaron se lista nuk ėshtė e plotė dhe se rastin e kanė paraqitur nė polici, pėrkatėsisht nė Departamentin e njėsisė pėr krime ekonomike nė Gjilan, ku kanė kėrkuar angazhimin pėr arrestimin e pronarit tė lartcekur.

Ai deklaron se ėshtė habitur kur kishte parė njė shirit tė vendosur nė dyer tė mullirit. Kėtė shirit pohon se nuk ka njohuri se kush e kishte vendosur.
comments powered by Disqus