Kamatat e larta po i “mbysin” bizneset
Bizneset nė Kosovė, tė cilat financimin kryesisht e kėrkojnė nė bankat komerciale qė operojnė nė vend, tregojnė pėr kushtet e pafavorshme. Ata flasin pėr norma tė larta tė interesit, tė cilat sipas tyre, po ua dėmtojnė biznesin.
Pronari i njė hoteli nė Prishtinė, Sami Ahmeti pėr Radion Evropa e Lirė, flet pėr shumat qė ai i paguan njėrės nga bankat komerciale, ku ai ka marrė kredi.

Pėr afėr 3 milionė euro kredi me kohė zgjatje 10 vite, Ahmeti tregon qė paguan 23 mijė euro nė muaj vetėm interes.

"23 mijė euro janė vetėm interes, borxh kryesor mbetet pjesa tjetėr qė i bie 14 mijė euro”, sqaron Ahmeti.

Norma e lartė e interesit, tregon Ahmeti, ia ka pamundėsuar atij qė tė rrisė edhe stafin e hotelit pėr tė cilin ai thotė se ka nevojė.

Sipas tij, pėr investime tė tilla qė bėn biznesi privat e i cili rrjedhimisht kontribuon nė punėsimin e qytetarėve tė Kosovės, norma e interesit nuk do tė duhej tė ishte mė shumė se 3 pėr qind.

“Pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik kreditė investive gjithsesi do tė duhej tė kishin norma mė tė favorshme tė interesit dhe do tė duhej tė kishte edhe greis periudhė, ku njė vit apo dy vite deri sa tė mbyllet investimi dhe deri sa tė starton biznesi tė mos paguaj, ndėrkaq kthimi i borxhit tė fillojė pas fillimit tė biznesit”, vlerėson Ahmeti.

Ai kritikon autoritetet kompetente qė nuk kanė arritur tė krijojnė politika tė favorshme fiskale, pėr bizneset private tė cilat janė bartėse tė zhvillimit ekonomik tė vendit.

Normat efektive tė interesit pėr kredi, sipas raporteve tė Bankės Qendrore tė Kosovės fillojnė nga 10.8 pėr qind, por kjo varet nga banka dhe lloji i kredisė.

Shuma e pėrgjithshme e kredive qė qytetarėt kanė nė bankat komerciale ka arritur nė 1.85 miliard euro, kreditė pėr ndėrmarrje vazhdojnė tė kenė pėrqindjen mė tė lartė, pasuar nga kreditė pėr ekonomitė familjare.

Normat e larta tė interesit janė kritikuar vazhdimisht nga pėrfaqėsues tė bizneseve nė Kosovė edhe ekspertė tė ēėshtjeve bankare.

Milazim Abazi, ekspert i ēėshtjeve bankare nė njė prononcim pėr Radion Evropa e Lirė thekson se normat e larta tė interesit kanė ngufatur bizneset nė Kosovė. Shumė biznese nuk kanė arritur tė zhvillohen pėr shkak tė qasjes sė vėshtirė dhe tė shtrenjtė nė financa.

“Bizneset kosovare vazhdojnė tė paguajnė interesat mė tė larta nė Evropa, pėr atė edhe ka hezitim tė kosovarėve qė tė investojnė, pasi qė ēmimi i kapitalit ėshtė shumė i lartė”, shprehet Abazi.

Qasja nė financa pėr bizneset nė Kosovė , shton Abazi nuk ka pasur ndonjė pėrmirėsim, pėrkundrazi ka pasur pėrkeqėsim . Sipas tij, mė shpjet janė rritur depozitat nė banka sesa kredidhėnia, qė do tė thotė se bankat kanė hezituar tė japin kredi pėr bizneset.

Ndryshe, nė raporte tė shumta si vendore ashtu edhe ndėrkombėtare ishte vlerėsuar se mungesa e politikave zhvillimore dhe qasja e kufizuar nė financa, janė disa nga barrierat qė ēojnė nė vėshtirėsi tė mėdha bizneset dhe tė cilat mund tė jenė si faktorė kontribuues nė falimentimin e shumė ndėrmarrjeve.
comments powered by Disqus