“Made in Kosova” kalon kufijtė vendor
Raporti i Bankės Botėrore “Tė bėrit biznes” pėr vitin 2015, e ka ranguar Kosovėn nė pozitėn e 75-tė, duke shėnuar ngritje prej 11 pozitash nė krahasim me vitin 2014.
Me gjithė deklarimet e autoriteteve kompetente se nuk mungojnė pėrpjekjet pėr pėrmirėsim tė ambientit afarist nė Kosovė, pėrfaqėsues tė komunitetit tė biznesit dhe disa pronarė tė kompanive prodhuese pohojnė se edhe gjatė kėtij viti, janė pėrballur mė vėshtirėsi nė zhvillimin e veprimtarive tė tyre.
Agim Shahini, udhėheqės i Aleancės Kosovare tė Biznesit e quan vit jo tė suksesit pėr prodhuesit vendor, pasi sipas tij, ky vit ėshtė karakterizuar me ngėrēe politike, ekonomike, i shoqėruar nga konkurrenca e padrejtė dhe ekonomia joligjore.
Ai madje thekson se as nė aspektin legjislativ nuk ka pasur pėrmirėsime pėr shkak tė mos krijimit tė institucioneve tė reja tė dala nga zgjedhjet e tetė qershorit.
Shahini ndėrkaq thotė se asociacionet ekonomike, vazhdimisht kanė kėrkuar pėrmirėsim tė sektorit prodhues nė Kosovė.
“Kėrkesat konkrete tė bizneseve gjatė kėtij viti kanė qenė qė tė ulen tė gjitha taksat nė kufi qė mblidhen nga Doganat e Kosovės , sidomos pėr lėndėn e parė dhe repromaterial por edhe pėr teknologji prodhuese".
"Tė subvencionohen interesat bankare tė cilat kanė qenė shumė tė larta dhe tė papėrballueshme, tė punohet mė shumė nė promovimin e bizneseve dhe artikujve tė rinj tė cilėt ekonomia e Kosovė mund t'i ketė pėr ēdo vit”, tha Shahini pėr Radion Evropa e Lirė.
Nė anėn tjetėr pronarė tė disa kompanive prodhuese nė Kosovė shprehen se kompanitė nė forma individuale kanė pasur pėrmirėsime, por nė pėrgjithėsi kushtet e ndėrmarrjeve prodhuese janė tė vėshtira krahasuar mė vendet e rajonit.
Kompania “Frutex” nga Suhareka ėshtė njė ndėr kompanitė mė tė mėdha pėr prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjetike. Kjo kompani ka tė punėsuar mbi 60 punėtorė.
Pronari i saj Shaqir Palushi, thotė se gjatė kėtij viti ka pasur pėrmirėsime sa i pėrket mos pagesės se njė pjesė tė lėndės se parė tė importuar nga vende tė ndryshme tė Evropės.

Ai madje tregon se gjatė kėsaj periudhe ka arritur qė tė gjej edhe tregje tjera ndėrkombėtare.
Kjo ndėrmarrje prodhimet i eksporton nė shumicėn e vendeve tė rajonit, por edhe nė Austri, Itali dhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
“Gjatė kėtij viti kemi gjetur tregje tė reja, siē ėshtė Afrika, pastaj nė sasi ė tė vogla nė Francė, Belgjikė dhe Britani tė Madhe”, thekson Palushi.
Njė kompani tjetėr “Frutomania” qė merret mė prodhimin e lėngjeve nga frutat e shtrydhura, qė tashmė ka mbuluar pothuajse tregun vendor, dhe njė pjesė tė tregut rajonal, thotė se nuk kanė problem me taksat pėr lėndėn e parė, pasi kjo lėndė sigurohet nga mbi 450 fermerė kosovarė.

Por, Alban Ibrahimi pronar i kėsaj kompanie, si problem vlerėson qasjen nė financa dhe kopjimin e produkteve origjinale nga kompani tė ndryshme.
“Agjencitė e pavarura duhet tė pėrfundojnė punėn dhe tė krijojnė kushte pėr operim normal tė bizneseve. Pėr shembull, agjencitė kompetente tė jenė mė aktiv nė gjetjen e falsifikanteve, konkurrentėve jolegal tė brendshėm por edhe tė jashtėm, po them edhe tė brendshėm sepse ka kompani edhe brenda Kosovės qė falsifikojnė dhe mashtrojnė konsumatorin”, tha Ibrahimi pėr Radion Evropa e Lirė.
Sidoqoftė,raportet ndėrkombėtare flasin se ka pėrmirėsim nė fushėn e tė bėrit biznes nė Kosovė.
Raporti i Bankės Botėrore “Tė bėrit biznes” pėr vitin 2015, e ka ranguar Kosovėn nė pozitėn e 75-tė, duke shėnuar ngritje prej 11 pozitash nė krahasim me vitin 2014.
comments powered by Disqus