“Vrasėsi” i Apple dhe Samsung, pėrgatit modelin e ri me njė super-ēmim!
Xiaomi, tashmė kompania mė e pėrfolur e Kinės pėr telefona tė menēur mund ta lansojė njė model tė ri qė kushton 325 dollarė, pa kontratė me operatorėt mobil, thuhet sipas njė analisti kinez, citon Phone Arena.
Ky ēmim ėshtė mė pak se gjysma e asaj qė pėrdoruesit paguajnė pėr njė telefon tė ri nga Samsung apo Apple. Edhe pse do tė jetė njė model i ri, telefoni i ri i Xiaomi do tė vijė pėr tė njėjtin ēmim sa edhe modeli mė i avancuar aktual Mi4, qė kushton 320 dollarė.

Sipas parashikimeve dhe informacioneve tė para, thuhet se bėhet fjalė pėr pasardhėsin e Mi4, qė i bie tė jetė Xiaomi Mi5.

Siē thuhet, modeli i ardhshėm i telefonit tė Xiaomi do tė jetė shumė i hollė, me dizajn tejet tė bukur dhe shumė i fuqishėm pėr nga karakteristikat harduerike. Dhe tė gjitha kėto komponenta do tė ofrohen pėr njė super-ēmim.

Xiaomi Mi5 thuhet se do tė vijė me ekranin prej 5.7-inē nė 2560 x 1440 piksel, dhe ēmimi i tij do tė jetė vetėm 325 dollarė, ndėrsa kthjelltėsia e ekranit thuhet se do t’ia kalojė edhe iPhone 6 dhe Galaxy S5.

Procesori i kėtij modeli besohet se do tė jetė nga Qualcomm, Snapdragon 810 processor, qė ėshtė pasardhėsi i procesorit tė Galaxy S5 dhe HTC One M8.

Megjithatė, ėshtė e rėndėsishme tė dihet se kėto janė vetėm parashikime tė bėra nga njė analist i industrisė - informacioni nuk ėshtė i lidhur me Xiaomi nė asnjė aspekt, kėshtu qė ka gjasa qė kėto parashikime tė mos jenė tė sakta.
comments powered by Disqus