Bankat i shtrenjtojnė shėrbimet
Pavarėsisht fitimeve tė mėdha qė kanė institucionet bankare nė Kosovė, ato po vazhdojnė t’i shtrenjtojnė ēmimet pėr shėrbimet edhe mė tutje. Sė fundmi ato i kanė shtrenjtuar provizionet pėr pagesa dhe pėr disa shėrbime tjera.
Studenti, Naser Dibrani kishte shkuar ta bėnte njė pagesė pėr diplomė nė bankėn “Procredit” nė shumėn prej 5 euro, ndėrsa provizioni pėr kėtė shėrbim i kishte kushtuar 2 euro.

Mė herėt Dibrani thotė se pėr kėtė shėrbim kishte paguar vetėm 0.50 centė provizion i cili mė vonė ishte rritur 1 euro, ndėrsa tash tė gjitha bankat e kanė bėrė 2 euro. Dibrani kėtė shėrbim e konsideron ekstrem tė shtrenjtė pėr standardin e Kosovės, e sidomos pėr njė student qė nuk ka tė ardhura.

“Pagesa pėr diplomė ka kushtuar 5 euro, ndėrsa provizioni bankar kam paguar 2 euro nė ‘Procredit Bank’. Ky shėrbim ėshtė i tepėrt pėr shkak se gati 50 pėr qind tė shumės duhet t’i paguash pėr provizion, ėshtė e pakuptim qė gati gjysmėn e shumės ta paguash pėr shėrbim”,thotė ai

Riza Gashi ka njė llogari kursimesh pėr fėmijėn e tij nė Raiffeisen Bank, mirėpo atij i ka ardhur njė zarf nga banka qė i tregon se do tė aplikohet tarifa prej 1.99 euro nė muaj.
comments powered by Disqus