NAFTA LĖKUND EKONOMINĖ BOTĖRORE
Ēmimet e ulėta po dėmtojnė ekonomitė e varura tek nafta, nė vende si Venezuela dhe Rusia, por ato cenojnė edhe fitimet e vetė prodhuesve amerikanė, sipas ekspertėve.
Rėnia e ēmimit tė naftės ka ndryshuar balancėn strategjike dhe ekonomike mes eksportuesve dhe konsumatorėve tė saj.
Duke cituar njohės tė mirė tė fushės, Zėri i Amerikės e quan kėtė proces njė lojė tė rrezikshme pėr Arabinė Saudite, Iranin, Shtetet e Bashkuara dhe prodhuesit kryesorė tė naftės.
Nė SHBA, kuotimi i arit tė zi ėshtė nė nivelin mė tė ulėt nė vite, e kjo falė tkurrjes sė ēmimit tė naftės bruto. Ēmimet ranė ndjeshėm pėr shkak tė ngadalėsimit tė ekonomisė nė Evropė dhe uljes se kėrkesės pėr energji nė Azi, nė njė kohė kur Shtetet e Bashkuara e rritėn prodhimin e naftės sė tyre argjilore, ēka solli shtimin e ofertės e mbytjen e tregut me kėtė nėnprodukt tė saj.
Por, pėr ekspertė tė energjisė, si James Berkeley, shtimi i prodhimit, i kombinuar me rėnien e kėrkesės pėr naftė, ka komplikuar situatėn ekonomike dhe energjetike tė prodhuesve. Ėshtė e qarte se disa prej prodhuesve janė duke luajtur njė lojė pokeri, thotė ai.
Nė tė kaluarėn, Organizata e Vendeve Eksportuese tė Naftės e zgjidhte rėnien e ēmimeve duke pakėsuar prodhimin, gjė qė ēonte nė rritjen e ēmimeve. Por kėtė herė, vendet e OPEC-ut nuk ranė dakord pėr njė marrėveshje tė tillė. Sauditėt duket se janė tė gatshėm tė paguajnė haraēin pėr disa probleme brenda vendit, duke ditur se kjo situatė do tė dėmtojė mė shumė iranianėt.
Ēmimet e ulėta po dėmtojnė gjithashtu ekonomitė e varura tek nafta, nė vende si Venezuela dhe Rusia, por ato cenojnė edhe fitimet e vetė prodhuesve amerikanė. Megjithatė, kreu i Institutit Amerikan tė Petrolit, Jack Gerard, mendon se kėta tė fundit do tė shpėtojnė nė sajė tė inovacioneve dhe rritjes sė efektshmėrisė nė fushat naftėmbajtėse amerikane – duke shtuar se rritja e prodhimit tė naftės po rrit fuqinė e Shteteve tė Bashkuara.
comments powered by Disqus