KEK synon prodhimin sipas planit tė rrymės
Pėrkundėr sfidave, pas aksidentit ne Termocentralin “Kosova A”, KEK-u ne njė afat rekord ka ndėrmarr tė gjitha hapat pėr sajimin e situatės sė krijuar.
Konform ligjeve nė fuēi, pėrmes njė procesi transparent ku kanė marr pjesė disa agjensione shtetėrore tė pavarura, korporata ka arritur tė kontraktoi rehabilitimin e dy njėsive nė Kosovėn A, me Operator Ekonomik tė cilėt kishin plotėsuar tė gjitha kėrkesat teknike dhe financiare.
Njėsia A3 e Kosovės A, brenda njė afati rekord prej njė muaji pas aksidentit ishte aftėsuar pėr punė, dhe nga data 7 korrik 2014 dhe kishte prodhuar pa asnjė problem pa asnjė ndalesė pėr 5 muaj. Rrjedhimisht, pas njė rifreskimi tė shkurtėr qė i ėshtė bėrė kėsaj njėsie, ajo tani ėshtė aftėsuar dhe e gatshme pėr punė.
Sa i pėrket njėsive A4 dhe A5, duke marr parasysh gjendjen e konstatuar dhe sfidat e moshės sė kėtyre njėsive, procesi i njė remonti tė tillė ngėrthen nė vete njė numėr shumė tė madhe tė aktiviteteve tė cilat jo gjithmonė tė gjitha mund tė pėrcaktohen paraprakisht. Rrjedhimisht, gjatė kėtij remonti tė gjitha pajisjet i janė nėnshtruar testeve pėrkatėse tė detektimit tė dėmeve sipas standardeve evropiane, me kėtė rast disa pajisje dhe komponente nuk i kanė kaluar kėto testime. Duke pasur objektive sigurinė maksimale, me synim ngritjen e besueshmėrisė sė njėsive qė janė duke u riparuar, si dhe faktin se kėto komponente nuk ishin tė gatshme nė depo, ėshtė kėrkuar prodhimi i ri i tyre. Tėrė kjo merr kohė me tepėr se sa ishte planifikuar nė fillim.

Nė anėn tjetėr, me qėllim tė ruajtjes sė buxhetit dhe shkurtimit tė qėndrimit tė njėsive jashtė pune shume aktivitete qė ndėrlidhen me kėto remonte janė duke u kryer nė mėnyrė simultante me kėtė rast koordinimi dhe mbikėqyrja e tyre ėshtė shume sfiduese.

Pėrfundimisht, duke marr parasysh tė gjitha kėto, janė marr tė gjitha masat nė kuadėr tė rrethanave tė krijuara qė pas aksidentit, njėsitė gjeneruese tė KEK-ut tė punojnė nė bazė tė bilancit energjetik tė rishikuar qė parasheh dy njėsi nė Kosovėn A dhe dy njėsi tė Kosovės B tė janė nė punė deri nė fund tė vitit.

Ndryshe, zotimet janė nga operatori qė ėshtė duke udhėhequr remontet, se njėsia A4 do tė kthehet nė punė deri nė fund tė vitit, ndėrsa njėsia A5 pritet tė kthehet nė punė nė fillim tė vitit tė ardhshėm.
comments powered by Disqus