Pasuria kulturore nė rrezik
Hajdutėt e antikave shkatėrrojnė trashėgiminė kulturore. Njė pjesė e fitimeve shkon edhe pėr terroristėt e IS. Berlini planifikon ashpėrsimin e ligjeve pėr shitjen e objekteve antike
Ēėshtja e trafikimit tė objekteve kulturore nuk merr aq shumė vėmendje sa trafiku i drogės, apo ai i armėve. Kjo duket edhe nga numri i personelit tė autoriteteve: nė Zyrėn Federale Kriminale janė tė punėsuar vetėm tre punonjės pėr mbrojtjejn kulturore. Shpesh ata bėjnė raporte pėr gėrmimet sistematike dhe vjedhjet e objekteve antike, veēanėrisht nė vendet e Lindjes sė Mesme. Dhe ka tė dhėna se fitimet e pėrfituara shkojnė nė xhepat e milicėve terroristė. Edhe i ashtuquajturi ‘Shteti Islamik' mendohet se ėshtė i pėrfshirė nė kėtė biznes. Kjo gjė konfirmohet nga njė raport i OKB i bėrė nė mes tė muajit nėntor. Sipas kėtij raporti pėrfitimet nga shitja e objekteve antike ėshtė njė nga burimet e financimit tė IS.

Pėr arekologun Neil Brodie kjo ėshtė njė tragjedi. "Qė nga sateliti mund tė shihen zonat e prekura. Kratere tė hapuara kudo qė tė krijojnė pėrshtypjen e njė peisazhi hėnor," thotė Brodie, i cili heton trafikimin ndėrkombėtar tė objekteve antike. Por se sa e pėrhapur ėshtė tregėtia e objekteve antike nė botė, arekologu nga Skocia nuk mund ta thotė. Pėr dy arsye: njė pjesė e objekteve shiten nė treg pa treguar origjinėn. Dhe sė dyti shumė objekte nuk shiten nė shtėpitė e ankandit dhe nuk shfaqen nėpėr galeri.

Gėrmime tė paligjshme nė Irak

Por ka edhe vlerėsime se sa mund tė jetė tregu i zi i objekteve antike: UNESCO, Interpol, dhe Zyra e Kombeve tė Bashkuara pėr Krimet dhe Drogat mendojnė se ky treg arrin nė njė vlerė nga 6 deri nė 8 miliard dollarė. Njė shifėr qė Ursula Kampmann e sheh si tė ekzagjėruar. Ajo punon pėr njė shoqatė tė 32 tregėtarėsh kulture ndėrkombėtarė (IADAA) dhe ėshtė pėrgjegje pėr mbrojtjen e objekteve kulturore. Sipas studimit tė shoqatės sė Kampmann tė gjitha fitimet e shtėpive tė ankandit amerikane dhe ato europiane pėr vitin 2013 kanė qenė mes 150 dhe 200 milion eurove.

Shoqata e Kampmann ka njė problem me imazhin. Sepse tregu i objekteve antike dyshohet se i bėn fitimet me objekte antike tė vjedhura. Deri tani nė katalogėt e shtėpive tė ankandeve nuk jepet origjina e saktė e objekteve. Por kjo gjė tė paktėn nė Gjermani do tė marrė fund sė shpejti. Njė projektligj i ministres sė kulturės gjermane Monika Grütters parashikon qė nė treg tė ligjshėm do tė shiten vetėm ato objekte antike qė kanė origjinė tė qartė dhe njė leje tė veēantė nga vendi i origjinės qė ky objekt tė mund tė shitet.

Problemi i gėrmimit tė paligjshėm nė site arkeologjike dhe kontrabandimi i objekteve ėshtė njė “krim pa vikitmė”, sepse nuk ka persona privatė tė cilėt janė vjedhur. Grabitja e trashėgimisė kulturore nuk prek vetėm njė komb, por gjithė njerėzimin. Sepse objektet e vjedhura nuk mund tė studiohen shkencėrisht, pasi pėrfundojnė direkt nė vitrinat e koleksionistėve privatė.

Prandaj studiuesi i orientit tė vjetėr Markus Hilgert thotė se duhet tė bėhet e njėta gjė, siē bėhet pėr mbrojtjen e artit. "Trafikimi i objekteve antike duhet tė dėnohet dhe izolohet, ashtu si asnjeri nuk preferon tė veshė njė pallto tė bėrė me gėzofin e fokave kėlyshė," thotė Hilgert. Nėn titullin "Pasuria kulturore nė rrezik" ėshtė konferenca qė ka nisur prej ditės sė enjte nė berlin (11.12), ku marrin pjesė ekspertė nga Siria, Iraku dhe Egjipti, si vende tė prekura mė shumė nga ky problem, ashtu si edhe nga vende tė tjera tė botės.
comments powered by Disqus