Premtimet nuk pėrmbushen me buxhetin 2015
Buxheti i vitit 2015, i cili ėshtė shqyrtuar dhe riproceduar si projektligji nga Qeveria e Kosovės dhe qė pritet tė miratohet nga Kuvendi i Kosovės, ėshtė pak a shumė njė pėrcjellje e trendit tė deritanishėm tė projeksioneve buxhetore
Sipas vlerėsimeve tė ekspertėve pėr ēėshtje ekonomike, ky buxhet nuk mund t’i pėrmbushė tė gjitha premtimet e partive tė koalicionit qeverisės, qė i patėn dhėnė gjatė fushatės zgjedhore.

Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv nė Institutin “Riinvest”, thotė pėr Radion Evropa e Lirė se buxheti i vitit 2015 nuk do tė ketė refleksion nė disa prej pritjeve mė bazike. Sipas tij, nuk duhet pritur realizim premtimesh nga alokimet buxhetore, por nga politikat tjera fiskale. Nga pėrvoja e deritashme, sipas tij, buxhetet e kaluara, tė cilat janė tė ngjashme me atė tė vitit 2015, nuk kanė sjellė zhvillim tė mjaftueshėm ekonomik.

“Mos tė harrojmė se vitin e fundit kemi pasur rritje ekonomike prej vetėm 2.5 pėr qind dhe mesatarisht, rritje tė njėjtė kemi pasur edhe nė dy-tre vjetėt e mėparshėm. Pra, nė qoftė se ndjekim njė shpėrndarje financiare ēfarė kemi bėrė deri mė tani, ku tė gjitha paratė i ēojmė vetėm nė rrugė, pak nė investime kapitale gjithė rajonale dhe mė pak nė forcimin e gjyqėsorit, tė edukimit dhe shėndetėsisė ose tė vet sektorit privat, atėherė ėshtė pak e pritshme qė tė kemi ndonjė ndryshim tė madh tė situatės ekonomike”, thotė Abdixhiku.
Mejdi Bektashi, profesor nė Fakultetin Ekonomik tė Universitetit tė Prishtinės, vlerėson se aprovimi nga Kuvendin i Kosovės i ligjit pėr buxhetin, tė propozuar nga qeveria e vendit, do tė jetė vetėm njė hap drejt mundėsisė eventuale pėr realizmin e premtimeve tė partive tė koalicionit qeverisės, tė cilat i kanė dhėnė gjatė fushatės zgjedhore.

Profesor Bektashi, vlerėson se buxheti pėr vitin 2015, mund ta mbajė administratėn dhe t’i realizojė projektet e propozuara, tė cilat kryesisht kanė tė bėjnė me infrastrukturėn rrugore. “Unė nuk besoj se nė kushtet e tanishme mund tė paraqitet kriza financiare nė Kosovė. Janė arsye tė shumta. Por, problemi qėndron nė atė se buxheti nuk mund ta luaj rolin e njė faktori shumė tė rėndėsishėm zhvillimor”, thekson Bektashi.

Ndryshe, ekspertėt e ēėshtjeve ekonomike vlerėsuan se qėllimet e parashtruara nė formė tė premtimeve nga ana e partive tė koalicionit qeverisės, nuk mund tė realizohen, jo vetėm pėr shkak tė mjeteve, por pa ndryshuar klimėn e biznesit dhe qasjen ndaj investitorėve tė huaj.
comments powered by Disqus