GJATĖ JANARIT PĖRFUNDON EKZEKUTIMI I SUBVENCIONEVE
Subvencionet pėr kultivuesit e drithėrave dhe disa kulturave tjera bujqėsore, sivjet, pėr dallim prej viteve tjera nuk janė ekzekutuar me kohė.
Krejt kjo ka ndodhur pėr shkak tė mos rishikimit tė buxhetit, si pasoj e mos krijimit tė institucioneve. Sipas tė dhėnave zyrtare nga Ministria e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), edhe pse me vonesė, ekzekutimi i subvencioneve pėr kulturėn e grurit ėshtė nė pėrfundim e sipėr, ku sipas po kėtyre tė dhėnave deri mė tash janė ekzekutuar rreth 4.3 milionė euro subvencione pėr 8671 pėrfitues, ku pjesa e mbetur pėr rreth 2000 pėrfitues, pritet tė ekzekutohet nė janar.
Ndėrkaq, pėr 10 kultivuesit e lulediellit, tė cilėt sipas zyrtarėve tė MBPZHR-sė janė tė vetmit pėrfitues, janė ekzekutuar 44096 euro, ndėrsa pėr kultivuesit e misrit deri mė tash nuk ėshtė ekzekutuar asnjė subvencion, gjė qė ka mbetur tė bėhet nė fillim tė vitit tė ardhshėm. “Pėr 5310 pėrfitues tė subvencioneve pėr misėr, mjetet nė vlerė prej rreth 1.2 milion euro pritet tė ekzekutohen nė fillim tė vitit, pasi qė mos rishikimi i buxhetit ka bėrė tė pamundur qė kėto mjete tė ekzekutohen e bashkė me kėtė kanė mbetur edhe grantet pėr projektet e zhvillimit rural, mjetet pėr mbėshtetjen e tė cilave pritet t’i ekzekutojmė vitin e ardhshėm”, kanė treguar zyrtarė tė MBPZHR-sė.
Ndėrkaq, gjatė gjysmės sė dytė tė kėtij viti, kohė pas kohe ka pasur edhe ankesa nga fermerėt pėrfitues, tė cilėt kanė pritur edhe shpėrndarjen e mjeteve nga kjo ministri. E vonesat nė ekzekutimin e kėtyre mjeteve, sipas fermerėve kanė pamundėsuar zhvillimin e disa projekteve tė tyre.
Njėri ndėr kėta fermer, i cili ėshtė duke pritur subvencionet e grurit, ėshtė edhe Muhamet Duriqi nga komuna e Podujevės, i cili thotė se subvencionet e marra nga kjo ministri janė tė mirėseardhura, pasi qė po ndikojnė nė zhvillimin e veprimtarive bujqėsore.
Ndėrkaq, Daut Avdullahu nga fshati Henc i Komunės sė Fushė Kosovės, i cili merret me kultivimin e drithėrave, thotė s e nga bujqėsia siguron tė ardhurat pėr familjen e tij. Ky fermerė tregon se tashmė atij i kanė dalė mjetet e subvencioneve pėr grurė. “Kam tė kultivuar me grurė rreth tre hektarė dhe subvencionet e ministrisė tashmė janė flokuar, por nuk janė alokuar mjetet pėr misėr dhe pėr lopė qumėshtore”, tha ai.
Fermeri Avdullahu thekson se pėrkrahja e fermerėve nga institucionet i lehtėson punėn e tyre. “Pėrkrahja ėshtė mirėseardhur pėr neve si fermerė pasi qė na lehtėson punėn nė kultivimin e drithėrave si dhe mund tė ndikojė nė rritjen e sipėrfaqeve”, thotė ky fermerė.
Ai thekson se do tė rrisė sipėrfaqen me drithėra sidomos me kulturėn e misėrti tė cilėn planifikon ti kultivojė mė shumė se dy hektarė pasi qė thotė e pėrdorė pėr bagėtitė e tij pėr silazh. Ai ka thėnė se nė nėse ka mė shumė pėrkrahje do t’i rriste sipėrfaqet e kultivuara.
Ndryshe, mbėshtetja e Ministrisė se Bujqėsisė, pėr pagesa direkte dhe grante investive gjatė kėtij viti, sipas tė dhėnave nė fillim tė kėtij ishte paraparė tė ishte rreth 28 milionė euro, ndėrkaq, vlera e investimeve tė Ministrisė sė Bujqėsisė nė vitin 2013 arrinte nė 26,733,231.96 euro, nga e cila nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė kishin pėrfituar 24,583 fermerė, ku 24,003 prej tyre kishin qenė pėrfitues tė subvencioneve nė vlerė prej 12,145,467.20 euro dhe 580 kishin pėrfituar grante investive pėr projektet e tyre tė zhvillimit rural nė vlerė prej 14,587,764.76 euro.
comments powered by Disqus