Ahmeti dhe Bogujevci vizituan Teatrin Dodona
Kryetari i Komunės sė Prishtinės, Shpend Ahmeti i shoqėruar nga Drejtoresha e Kulturės, Saranda Bogujevci, vizituan Qendrėn Kulturore tė Fėmijėve tė Prishtinės dhe Teatrin “Dodona”.
Drejtoresha e Qendrės Kulturore tė Fėmijėve tė Prishtinės, Teuta Musa, e njoftoi kryetarin Ahmeti lidhur me aktivitetet e kėsaj qendre, e cila ka pėr qėllim, ndėr tė tjera, tė aktivizojė talentėt qė nga mosha e re. Ajo njėkohėsisht i informoi edhe me muzikalin pėr fėmijė qė do tė realizohet pėr herė tė parė nė Prishtinė, “Shitėsja e vogėl e shkrepėseve” qė bazohet nė pėrrallėn me tė njėjtin titull nga Hans Kristian Andersen, nė regji tė Arian Plakut.

“Kjo shfaqje do tė jetė njė dhuratė pėr festat e fundvitit pėr fėmijė. Ky muzikal qė bazohet nė pėrrallėn e pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės “Shitėsja e vogėl e shkrepėseve”, do tė realizohet me personazhe tė cilat do t’i realizojnė fėmijėt tanė tė talentuar qė brenda njė kohe shumė tė shkurtėr, falė talentit tė tyre, janė bėrė gati pėr tė prezantuar kėtė shfaqje muzikale, tė dielėn,e ndatė 21 dhjetor 2014, nė ora 18:00”, tha Musa.

Pas takimit me punonjėsit e Qendrės Kulturore tė Fėmijėve tė Prishtinės, kryetari Ahmeti dhe drejtoresha Bogujevci vizituan edhe Teatrin “Dodona”, me ē’rast nga drejtori i teatrit, Agron Shala dhe stafi, patėn rastin tė informohen lidhur me aktivitetet dhe nevojat e kėtij teatri. Kryetari Ahmeti i njoftoi tė pranishmit se nė fillim tė vitit 2015 planifikon qė ta dėrgojė pėr votim nė Kuvendin Komunal statusin e teatrit, nė mėnyrė qė tė punohet nė tė ardhmen pėr sigurinė financiare tė kėtij teatri dhe pavarėsinė sa mė tė madhe menaxheriale.
comments powered by Disqus