'Out of the deep" bėnė bashkė aktorė shqiptarė e izraelitė
Nė Tel Aviv tė Izraelit ėshtė duke u xhiruar filmi “Out of the deep” i cili ka bėrė bashkė ekipe tė filmit nga Kosova dhe Izraeli.
Pėr xhirim tė kėtij filmi atje po qėndron ekipa kosovare e filmit me koproducenten Blerta Basholli, Leonora Mehmeti – make up artist dhe Pėllumb Ballata – sound.

“Out of the deep” ėshtė filmi i metrazhit tė gjatė me regji dhe skenar tė Nony Geffen dhe filmi flet pėr Nony, njė djalė rreth tė 30-tave i cili merr pjesė nė luftėn e tretė nė Liban dhe ėshtė i vetmi i mbijetuar nga njėsiti i tij. Nony nga lufta del me trauma dhe fillon tė krijoj njė karakter tė ri.

Nė kėtė film luajnė aktorė tė njohur izraelit si: Nony Geffen, Dudu Tassa (kėngėtar shumė i njohur), Sasson Gabai (njėri nga aktorėt mė tė famshėm izraelit dhe dy herė fitues i Israeli Academy Awards) etj.

Regjisori, skenaristi dhe protagonisti nė filmin “Out of the deep”, Nony Geffen ėshtė i njohur pėr filmin e tij debutues “Not In Tel Aviv” i cili ka fituar ēmimin special tė jurisė The Silver Leopard nė Festivalin e Filmit Locarno nė Zvicėr si dhe ēmimin e parė nė Festivalin Cine South nė Izrael.

“Out of the deep” ėshtė mbėshtetur nga Israeli Film Fund dhe nga Qendra Kinematografike e Kosovės si projekt minor, ėshtė prodhim i ‘Laila Films’ me producent Itai Tamir dhe ‘Industria Film’ me producente Blerta Basholli e cila ėshtė edhe asistentja e parė e regjisė nė kėtė projekt.
comments powered by Disqus