Ēelet Qendra e Studimeve “Pjetėr Budi” pėr zhvillimet e letėrsisė shqipe
Kjo qendėr e ēeli veprimtarinė e saj tė parė me diskutimin: “Vepra letrare dhe studimore e Sali Bashotės”
Pranė Akademisė se Shkencave u hap pėr herė tė parė Qendra e Studimeve Letrave “Pjetėr Budi”, e cila do tė ketė nė vėmendje arritjet e periudhės sė parė tė letrave shqipe, po ashtu edhe letėrsinė e sotme, e cila sipas studiuesve ende nuk e ka gjetur vendin qė i takon. Kjo qendėr qė u prezantua dje ka si nismėtare njė grup shkrimtarėsh dhe studiuesish, drejtues ėshtė studiuesi Behar Gjoka.

Studiuesi Gjoka e vlerėson kėtė qendėr tė studimeve letrare, qė sipas tij do tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė letėrsinė shqipe. “Vepra letrare dhe studimore e Sali Bashotės”, me kėtė diskutim e ēeli veprimtarinė e saj tė parė kjo qendėr, ku morėn pjesė studiues e kritikė letrare, mes tyre dhe poeti i njohur Xhevahir Spahiu.

Autori Sali Bashota ėshtė i njohur pėr mbi 50 vepra, tė vlerėsuara prej kritikės, e ndėr to, studime, prozė e poezi, kėto tė fundit tė pėrkthyera nė 15 gjuhė tė huaja. Sipas autorit nga Kosova, ende nuk ėshtė arritur tė hartohet njė histori letėrsie sipas kriterit shkencor dhe vlerave estetike.

Bashota ėshtė njėri ndėr poetėt mė tė pėrkthyer tė Kosovės nė gjuhė tė ndryshme tė botės dhe i pėrfaqėsuar nė shumė antologji brenda dhe jashtė vendit. Poezia e tij ėshtė pėrkthyer nė anglisht, frėngjisht, gjermanisht, rumunisht, polonisht, italisht, turqisht, suedisht, hungarisht, arabisht, bullgarisht, maqedonisht, etj., ndėrkaq veprat e tij janė promovuar nė festivale ndėrkombėtare tė poezisė. Nga viti 2014 ai ėshtė Kryetar i Kėshillit Drejtues tė Bibliotekės Kombėtare tė Kosovės “Pjetėr Bogdani”.

Pėr krijimtarinė letrare e shkencore ėshtė nderuar me: Ēmimin “Pjetėr Bogdani”, Ēmimin Pena e Artė pėr vitet 1990 dhe 2000, Ēmimin vjetor “Menada”, pėr krijimtari tė veēantė, Manifestimi Letrar Ndėrkombėtar, “Ditėt e Naimit”, Tetovė, Maqedoni, 2004; Ēmimin Serembe, pėr krijimtari letrare dhe shkencore, Klubi i Artistėve Laējanė dhe Fondacioni Pedrollo, Shqipėri-Itali, 2010; Medaljonin 90-vjet Bibliotekė Kombėtare, Biblioteka Kombėtare e Shqipėrisė, Tiranė, 2011; Ēmimin e Mitingut tė Poezisė nė Gjakovė, pėr librin mė tė mirė tė vitit me poezi pėr vitin 2011, etj.

Nė vijim qendra letrare e cila dje zhvilloi takimin e parė nė muajt nė vazhdim do tė vijojė aktivitetin me vėmendje tek autorė tė tjerė, duke pasur nė fokus letėrsisė.
comments powered by Disqus