Dorėzohet njė ofertė pėr TC “Kosova e Re”
Nė Ministrinė e Zhvillimit Ekonomik, e cila ėshtė udhėheqėse e Komitetit Drejtues tė Projektit (KDP) TC “Kosova e Re”, sot ėshtė bėrė pranimi i ofertave tė investitorėve tė parakualifikuar pėr ndėrtimin e TC “Kosova e Re”. Ofertėn e ka dorėzuar investitori i parakualifikuar Contour Global nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Sipas njė njoftimit tė MZHK-sė, hapja e ofertave tė investitorėve ėshtė bėrė nė orėn 13:00, nga Komisioni pėr Pranim dhe Hapje tė Ofertave, nė prani tė pėrfaqėsuesve tė Contour Global, Kėshilltarėve tė Transaksionit, Njėsisė Implementuese tė Projektit dhe aktorėve tė tjerė tė pėrfshirė nė kėtė projekt.
“Komiteti Drejtues i Projektit (KDP), nėn udhėheqjen e ministrit Blerand Stavileci, ka mbajtur pastaj takim nė tė cilin pjesėmarrėsit u njoftuan pėr procedurėn e dorėzimit tė ofertave nga investitorėt. Nė kėtė takim, pėrveē Kėshilltarėve tė Transaksionit, anėtarėve tė rregullt tė KDP-sė, ishin tė pranishėm edhe anėtarėt vėzhgues, si Banka Botėrore, BERZH, USAID, KfW, IFC, pėrfaqėsuesit e Ambasadės Amerikane dhe pėrfaqėsuesit e ndėrmarrjeve publike qė kanė tė bėjnė me sektorin”, thuhet nė njoftim.
“Forma e vetme pėr tė siguruar furnizim tė mjaftueshėm me energji pėr qytetarėt tanė ėshtė pėrmes ndėrtimit tė kėtij termocentrali. Ndėrtimi i tij, do tė sigurojė furnizim me energji elektrike nga prodhimi ynė, do t’i eliminojė reduktimet dhe zvogėlojė importin e energjisė elektrike, do tė krijojė mundėsi pėr mbylljen e Termocentralit “Kosova A” dhe do tė ndikojė edhe nė pėrmirėsimin e mjedisit, sepse do tė ndėrtohet me teknologjinė mė moderne”, ka vlerėsuar ministri Stavileci.
Dje mė 18 dhjetor, Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) i TC “Kosova e Re”, i udhėhequr nga ministri Stavileci, ka mbajtur takimin e parė me pėrbėrje tė re, ku para anėtarėve tė rinj tė KDP-sė ėshtė prezantuar edhe struktura dhe procesi i zhvillimit tė Projektit TC “Kosova e Re”.
Contour Global, qė ka seli nė Nju Jork ėshtė zhvillues dhe operator i ndėrmarrjeve tė energjisė elektrike dhe tė ngrohjes.
Contour Global ka nė pronėsi, menaxhon dhe operon njė portofol prej 41 termocentraleve, me njė kapacitet tė instaluar prej 3,718 MW nė operim dhe duke u ndėrtuar. Portofoli i ContourGlobal shtrihet nė 17 shtete dhe 4 kontinente.
“Oferta teknike do tė vlerėsohet nė formė tė pavarur nga Kėshilltarėt e Transaksionit, Kėshilltarėt Strategjik dhe Komisioni Vlerėsues ndėr-institucional”, pėrfundohet nė njoftimin e MZHE-sė.
comments powered by Disqus