Samsung Galaxy S6 sjell ekranin me lakime mė delikate
Samsung Galaxy S6 do tė bėhet tėrėsisht ose pjesėrisht nga metali, dhe ky detaj ėshtė pėrmendur pėr njė kohė tė gjatė tashmė. Nė fakt, faqja italiane pėr produktet e kompanisė, Samsung HD Blog pajtohet me kėtė konstatim dhe thotė se Galaxy S6 do ta ketė trupin plotėsisht me mbėshtjellės tė aluminit.
Mirėpo, sipas tyre pėrveē kėsaj, gjenerata e re e telefonit kryesor tė linjės Galaxy dhe jo varianti tjetėr Galaxy S6 Edge – do tė vijė me ekranin e lakuar, i cili do tė jetė unik pėr nga forma.

Ekrani i Samsung Galaxy S6 thuhet se do tė jetė i lakuar nė tė dyja skajet, kishte pretenduar njė analist i tregut nė muajin nėntor, por tani burimet e reja tė lajmit thonė se kėto thyerje nuk do tė jenė tė ngjashme sikurse ato qė janė bėrė nė Galaxy Note Edge.
Sipas faqes italiane, lakimet e ekranit tė Galaxy S6 do tė jenė ndryshe nga ato tė Note Edge pėr ta pamundėsuar shtrėngimin. Qė do tė thotė se kėto lakime do tė jenė mė tė buta, mė fleksibile pėr pėrdorim.

Siē thuhet, S6 do tė vijė nė dy variante, njėri version do tė sjell procesorin Snapdragon 810 dhe tjetri me Exynos 7, por tė dyja modelet do tė quhen Galaxy S6 dhe do ti kenė lakimet e ekranit
comments powered by Disqus