Aplikacion ekskluziv pėr foto 3D me iPhone
Fotografitė 3D janė njė pjesė interesante e teknologjisė, e cila ėshtė bėrė mjaft e famshme, mirėpo arsyeja pse nuk pėrdoret edhe aq shumė janė disa nga pengesat qė shfaqen tek pėrdoruesit.
Pėr tė bėrė njė fotografi nė 3D, ju duhet ta keni njė aparat qė skanon nė 3D, i cili zakonisht ėshtė i strenjtė, prandaj shumė njerėz nuk duan tė mėrziten me tė.

Tė paktėn kėshtu ka qenė deri mė tani, mirėpo ėshtė njė kompani zvicerane – Dacuda, ajo e cila dėshiron ta ndryshojė kėtė fakt, pėrmes aplikacionit tė saj tė ri tė cilin e ka dedikuar pėr iPhone.

Aktualisht, aplikacioni ėshtė nė versionin beta dhe ėshtė nė dispozicion pėr shkarkim, krejtėsisht pa pagesė.

3DAround nga Dacuda ėshtė njė aplikacion i thjeshtė pėr t'u pėrdorur, por teknologjia nė tė cilėn bazohet aplikacioni - “Slam Scan 3D" ėshtė mjaft komplekse.

Nė vetėm disa sekonda, 3DAround mund tė kap njė pamje 3D me iPhone 6 - dhe rezultati nuk ėshtė vetėm fotografia tri dimensionale, por edhe interaktive. Falė akseleromtrit tė iPhone, pėrdoruesit mund ta anojnė telefonin e tyre kur shikojnė pamjet nė 3D, ndėrsa fotografia gjithashtu lėviz dhe zhvendoset nė anėn e njėjtė tė rrotullimit.

Qėllimi kryesor i aplikacionit ėshtė tė kapur pamje 3D tė ushqimit, por i njėjti punon ngjashėm edhe me ndonjė objekt me madhėsi tė ngjashme, sikurse ajo e ushqimit.
comments powered by Disqus