Sėmundja pėr tė cilėn femrat rrallė flasin
Miliona gra nė botė vuajnė nė heshtje nga njė sėmundje e dhimbshme, pasi kanė turp tė kėrkojnė ndihmė. Paralajmėrimi vjen nga gjinekologia angleze Geetha Venkat, e cila thotė pėr "Mail Online" se shumė gra vuajnė nga vaginizmi, njė sėmundje e zakonshme, por qė rrallė diskutohet.
Ky ērregullim, i cili bėn qė muskujt vaginalė tė kontraktohen nė mėnyrė tė pavullnetshme, njihet ndryshe edhe si “ataket vaginale tė panikut”. Ai prek aftėsinė e femrave pėr tė duruar penetrimin, ku pėrfshihet aktiviteti seksual, futja e tamponėve dhe ekzaminimet gjinekologjike. Miliona gra nė botė vuajnė prej saj, ndėrsa Dr. Venkat thotė se gratė nuk duhet tė vuajnė nė heshtje. “Vaginizmi ėshtė njė ēėshtje aq personale, sa prek vetėbesimin e shumė grave”, tha ajo, duke shtuar se “ai nuk ėshtė i rrallė dhe mund tė trajtohet me kujdesin e duhur”.

Vaginizmi rezulton nga kontraktimi i pavullnetshėm i muskujve pubikė, tė cilėt mbėshtesin vaginėn. Ky refleks bėn qė muskujt dhe indet nė vaginė tė kontraktohen nė mėnyrė tė menjėhershme, ēka e bėn penetrimin tepėr tė dhimbshėm dhe ndonjėherė, tė pamundur. Dr. Venkat shpjegon se shkaku i vaginizmit ėshtė njė kombinim i faktorėve fizikė dhe jofizikė, tė cilėt bėjnė qė trupi tė reagojė para kohe ndaj dhimbjes. Ajo shton se shumė nga klientėt e saj qė vuajnė nga kjo sėmundje janė rritur nė mjedise konservative, ku virgjėria e femrave vlerėsohet, ndėrsa seksi konsiderohet si i pisėt. “Kėto ‘mėsime jetėsore’ janė tė vėshtira tė ēmėsohen dhe mund tė ndikojnė rrėnjėsisht nė psikikėn tuaj”, thekson ajo.

Trajtimi i vaginizmit mund tė bėhet me njė terapist seksi ose njė terapist kognitiv-bihevjoral, qė pėrpiqet tė gjejė shkaqet psikologjike tė problemit. Dr. shton se femrat duhet tė shpenzojnė mė tepėr kohė pėr trupin dhe tė jenė mė intime me veten. P.sh. femrat mund tė pėrdorin lubrifikantė natyrorė, qė ndihmojnė nė relaksimin dhe pėrshtatjen graduale me aktivitetin seksual.
comments powered by Disqus