Pozitat mė tė mira dhe mė tė kėqija pėr tė fjetur
Edhe pse mund tė mos ju duket ashtu, pozita nė tė cilėn ju flini nė masė tė madhe ndikon nė shėndet. Ėshtė dėshmuar se disa pozita janė mė tė shėndetshme se tė tjerat, por edhe se ekzistojnė pozita tė cilat duhet tė shmangen sa mė shumė qė tė jetė e mundur.
Pėr fat tė keq, ne nuk mund ta kontrollojmė pozitėn nė tė cilėn flemė, por mund ta fusim gradualisht nė rutinėn tonė tė gjumit njė pozitė tė caktuar.

Mėnyra mė e mirė ėshtė qė tė pėrpiqeni tė flini nė njė pozitė tė caktuar, sepse do ta mėsoni ngadalė trupin me pozitėn e re tė gjumit, dhe pas njė kohe ajo do tė bėhet njė pozitė nė tė cilėn do ta kaloni pjesėn mė tė madhe tė natės.

Pozita mė e mirė: nė shpinė
Fjetja nė shpinė nxit qarkullimin e gjakut nė tru. Shpina, qafa dhe supet janė nė njė pozicion neutral, dhe nė kėtė mėnyrė do ta zvogėloni mundėsinė e shfaqjes sė dhimbjes sė shpinės.

Njė arsye tjetėr pėr tė fjetur nė shpinė ėshtė fakti se kjo do tė ndihmojė nė parandalimin e rrudhave tė parakohshme, ndėrsa gjoksi do t’i rezistojė gravitetit, gjė qė ėshtė dėshira e ēdo gruaje.

Pėr fat tė keq, kjo nuk ėshtė pozita mė e mirė pėr gėrhitėsit, sepse gėrhitja e tyre do tė vijė nė shprehje mė shumė, sepse gjuha tėrhiqet drejt fytit.

Pozita e mirė: nė krah
Personat tė cilėt flenė nė krah nuk kanė arsye tė shqetėsohen, veēanėrisht nėse flenė nė krahun e majtė. Pėrveēse do ta parandaloni gėrhitjen, ju do ta zvogėloni urthin i cili mund ta pengojė nė mėnyrė tė konsiderueshme cilėsinė e gjumit. Ky pozicion ėshtė gjithashtu i mirė pėr njerėzit qė kanė probleme me dhimbje nė qafė dhe shpinė.

Ekspertėt ua rekomandojnė kėtė pozitė tė gjumit grave shtatzėna pėr shkak se ajo nuk bėn shumė presion nė shpinė, transmeton Koha.net. Gjumi nė krah gjatė shtatzėnisė e pėrmirėson qarkullimin, ndėrkohė qė mjekėt kanė konstatuar se ajo pėrmirėson shėndetin e nėnave dhe foshnjave.

Megjithatė, kjo pozitė nuk ėshtė e dobishme pėr lėkurėn dhe gjoksin tuaj. Pėr dallim nga gjumi nė shpinė, gjumi nė krah mund tė shkaktojė formimin e parakohshėm tė rrudhave ndėrsa gjoksi nuk do t’i rezistojė gravitetit.

Pozita e keqe: pozita e fetusit
Edhe pse duket e rehatshme, kjo pozitė do ta vėshtirėsojė frymėmarrjen dhe funksionin e disa organeve. Ajo gjithashtu, si edhe gjumi nė krah, do ta dėmtojė pamjen e fytyrės dhe gjoksit.

Lakimi i shpinės dhe ulja e kokės mund tė shkaktojnė dhimbje nė shpinė, qafė dhe shpatulla, ndėrsa pas njė kohe, edhe qėndrim tė parregullt tė trupit.

Pozita mė e keqe: nė bark
T’i kalosh tetė orė shtrirė nė bark nuk i kontribuon kurrizit tuaj, sepse e dėmton pozitėn e tij tė natyrshme. Ėshtė shumė e mundshme qė nė mėngjes tė ndieni dhimbje nė tė gjithė zonėn e shpinės.

Gjithashtu, koka do tė jetė e kthyer nė njėrėn anė, gjė qė mund tė shkaktojė dhimbje nė muskujt e qafės dhe supeve.

Fjetja nė bark bėn presion shtesė nė nyja dhe muskujt, gjė qė mund tė shkaktojė dhimbje, ndjesi therje gjilpėrash dhe mpirje tė gjymtyrėve.
comments powered by Disqus