Gėrxhaliu: Dogana vėshtirė t’i grumbullojė 974 milionė euro
Kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės (OEK), Safet Gėrxhaliu, ka vlerėsuar se Kosova duhet tė importojė mallra nė vlerė prej 3.5 miliardė EURO qė Dogana tė arrijė tė mbledhin 974 milionė EURO pėr buxhetin e paraparė pėr vitin 2015.
Parashikimet buxhetore pėr vitin 2015, sipas tij, do tė jenė mjaftė sfiduese nga vetė fakti qė problemet e vitit 2014 si pasojė e ngėrēit politik janė duke u bartur dhe u aktualizuar nė vitin 2015. “E tėra kjo na bėnė tė shqetėsuar qė sektori privat do tė jetė nė njė pozitė mė tė pa lakmueshme dhe me njė pozicionim jo konkurrues karshi shteteve tė rajonit”, tha Gėrxhaliu.

Nė vitin 2014 Doganat e Kosovės kanė grumbulluar afėr 871 milionė euro si kontribut pėr buxhetin e Kosovės tė hyra tė grumbulluara nga Dogana, akciza, TVSH-ja dhe taksat qė nė krahasim me vitin 2013 ėshtė njė rritje pėr afėr 4 pėr qind.
Parashikimet pėr vitin 2015 janė qė Dogana e Kosovės tė grumbullojnė 974 milionė euro tė hyra tė vjela nga sektori privat pėrmes grumbullimit nga Dogana, akciza, TVSH-ja dhe taksat.

Kur kemi parasysh krizėn aktuale nė Kosovė, ai thotė se prapė sektori privat do tė jetė bartės i kėtij objektivi, mirėpo me njė pozitė shumė mė tė vėshtirė se nė vitin paraprak. Sipas tij, edhe ekspertėt mė tė mėdhenj qė merren me parashikime tė trendėve ekonomike globale nuk kanė mundur tė parashikojnė njė rėnie drastike tė ēmimit tė naftės nė berėzat ndėrkombėtare, rėnie e cila nė mėnyrė direkte, indirekte apo periferie do ta godet ekonominė kosovare.

“Kur kemi parasysh faktin se kemi tė bėjmė me njė produkt strategjik ēfarė ėshtė nafta dhe se nė vitin 2014 janė grumbulluar afėr 300 milionė euro tė hyra buxhetore, atėherė ky vit do tė jetė edhe mė i vėshtirė qė tė arrihet njė shumė e tillė, sepse ēmimet e naftės janė pėrgjysmuar. Derisa ulja e ēmimit tė naftės do tė jetė njė mundėsi e reduktimit tė kostos sė prodhimit vendor edhe pse ulja e ēmimit ėshtė duke ndodhur ngadalė, pėr Doganat e Kosovės do tė jetė shumė mė e vėshtirė tė gjejė njė alternativė kompenzuese tė kėtyre tė hyrave. Dhe ajo ēka mbetet ėshtė qė tė luftohet ekonomia informale dhe e kriminalizuar me qėllim qė tė mos gjobiten vetėm bizneset aktive”, ka shtuar ai.

Por ajo ēka e shqetėson OEK-un ėshtė fakti se Kosova edhe nė vitin 2015 do tė jetė eksportues i parasė sė gatshme pėrmes importeve dhe rritjes kuantitative tė importeve, sepse tė arrihet grumbullimi i 974 milionė euro nga Doganat e Kosovės, Kosova duhet tė eksportojė afėr 3.5 miliardė euro pėr blerje tė produkteve tė ndryshme qė e dėshmon faktin se Kosova ėshtė duke u shndėrruar nė shoqėri tė varur nga importi.

“E tėra kjo duhet tė na obligojė qė tė orientohemi drejtė zhvillimit ekonomik nė veēanti duke e mbėshtetur sektorin privat nė forma tė ndryshme lehtėsuese me qėllim tė forcimit tė prodhimit vendor. Jo vetėm paraja e qytetarėve tė Kosovės por edhe remitencat nga diaspora e kanė tė njėjtin ‘fat’ qė pėrmes Kosovės dhe importit tė jenė mjet i dedikuar pėr stabilitet social dhe qėndrueshmėri ekonomike pėr vendet nga tė cilat Kosova importon mė sė shumti. Dhe qė tė arrihet njė ambient mė i volitshėm pėr tė bėrė biznes nė Kosovė dhe pėr tė pėrmirėsuar pozitėn e sektorit privat ekziston vetėm njė emėrues i pėrbashkėt dhe ai ėshtė sundimi i rendit dhe i ligjit”, ka theksuar Gėrxhaliu.
comments powered by Disqus