Asnjė film shqiptar nė Sundance Film Festival
Nis me datė 22 janar dhe zgjat deri nė ditėn e parė tė muajit shkurt. Ai mbetet njė nga festivalet mė me renome nė botė.
Sundance Film Festival, i cilėsuar nė kategorinė A tė festivaleve, ka sivjet 14 programe tė shfaqjes sė filmave, mes tyre dokumentarėt amerikanė, dokumentarėt botėrorė, filmat pėr fėmijė, programin special tė premierave, koleksioni Sundance dhe programi “Next”.

E megjithatė, sivjet nė festival nuk ka asnjė film nga Shqipėria apo Kosova, sado qė viteve tė kaluara filma shqipfolės kanė depėrtuar nė kategoritė e kėtij festivali, e madje disa prej tyre edhe kanė fituar.

Regjisorja kosovare Blerta Zeqiri me filmin “Kthimi” pati fituar kėtė festival para disa vitesh, ndėrsa projekte tė Daniel Mulloy apo edhe Mike Downey pėr Kosovėn po ashtu dikur kanė marrė pjesė nė festival.

Festivali sivjet shėnon 30 vjetorin e tij, dhe mbahet nė Utah tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
Sivjet nė festival, nė mesin e anėtarėve tė jurisė ėshtė edhe Mark Cousins, regjisor i cili nė filmat e tij ndėr tė tjerash ėshtė marrė edhe me shtetin shqiptar .(kultplus)
comments powered by Disqus