Prezantim i pėrkryer dhe i paharruar i Mirush Kabashit nė Gjenevė
Nė teatrin qendror tė Gjenevės,ėshtė shfaqur pėr tė parėn herė nė Gjuhėn Shqipe, dhe me pėrkthim nė frėngjisht monodrama “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”
Kjo vepėr monumentale e romancierit, profesorit dhe filozofit tė famshėm francez me prejardhje hebraike Eric-Emmanuel Schmitt, ndonėse e shkurtėr ėshtė plot me dėshmi e tė vėrteta se edhe nė situatat mė ekstreme kur ka gatishmėri, e vullnet mund tė ndėrtohet harmonia dhe paqja me tė tjerėt pavarėsisht religjionit apo pėrkatėsisė nacionale. Prandaj me tė drejtė kritikėt letrar dhe njohėsit e vėrtetė tė artit skenik kėtė roman tė dramatizuar tė Schmitit e konsiderojnė si njė thesar tė veēantė tė letėrsisė frėnge dhe tė asaj botėrore.

Bazuar nė kėto vlera artistike dhe morale kjo novelė me gjithsej tetėdhjetekatėr faqe ėshtė pėrkthyer nė mbi tridhjetė gjuhė tė botės. Po ashtu ėshtė shndėrruar nė film e nė dramė me monolog, dhe si e tillė ėshtė bėrė tejet tėrheqėse pėr tė gjithė artdashėsit. Aktori mė i preferuar i botės sė filmit Omar Sharif, (emri i vėrtetė Michel Demitri Shalhoub) nė saje tė figurės sė Zotit Ibrahim, dhe aktrimit tė pėrkryer nė kėtė rol mė, 2003 shpėrblehet nga Organizata e Kombeve tė Bashkuara me “ĒMIMIN E PAQES”.

Duke e njohur shpirtin human tė shqiptarit dhe dėshirėn e tij tė flaktė pėr art e kulturė kėtė vepėr tė ēmuar e merr mundimin ta adaptojė nė shqip Mjeshtri i Madh e me reputacion i skenės sonė Mirush Kabashi. Qėndrueshmėria, pasioni, dhe pesė vjet punė sistematike nė kushte tejet tė vėshtira bėnė qė mė nė fund kjo vepėr simbol mirėbesimi dhe dashurie reciproke tė finalizohet me sukses. Debutimi nė Durrės, pastaj prezantimi i suksesshėm nė skenėn e teatrit tė Tiranės, Preshevės, Ulqinit, Gjakovės dhe Prishtinės, janė vetėm fillimi. Kjo monodramė u shfaq edhe nė Toronto tė Kanadasė, ku u cilėsua si njė nga krijimet me tė bukura dhe mė tė pėlqyera tė Kabashit. Kurse nė fund tė tetorit tė kaluar Mirush Kabashi, nė njė nga teatrot mė tė njohura tė Londrės, interpretoi nė mėnyrė tė papėrsėritshme monodramėn tjetėr ”Apologjia e Vėrtetė e Sokratit”.

Pas kėtij suksesi aktori i mirėnjohur Mirush Kabashi bartės i dhjetėra shpėrblimeve dhe dekoratave nė nivel vendi dhe nė atė ndėrkombėtar mori kurajėn qė monodramėn ”Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” ta sjellė nė Gjenevė, nė vendin pikė takimi tė kulturave botėrore.

Interpretimi me mjaft profesionalizėm dhe shumėllojshmėria e roleve si dhe kontributi dhėnė gjatė katėr dekadave afirmimit tė kulturės shqiptare bėri qė mė, 19 dhjetor 2014 Presidenca e Republikės sė Shqipėrisė, pėr arritje tė larta nė fushėn e artit dramatik ta shpėrblejė Z. Kabashi me titullin ”NDERI I KOMBIT” Gjithashtu Kabashi ėshtė dekoruar edhe mė herėt me titujt “ARTIST I MERITUAR”dhe “MJESHTĖR I MADH I PUNĖS” I frymėzuar nga puna plot suksese Kabashi virtuoz e refleksiv mbrėmė e inskenoi nė teatrin me renome “Théātre Salle Centrale Madeleine” tė Gjenevės, monodramėn ”Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” Kėtė paraqitje bindėse tė Kabashit me porosi fund e krye pozitive e pėrcollėn rreth pesėqind mėrgimtarė shqiptarė. Duhet theksuar se nė mesin e shikuesve pati edhe nxėnės e studentė zviceranė.

Me nivelin e tij tė lartė artistik dhe pėrsosmėrinė interpretuese pėr njė orė e mė shumė pa bėrė as mė tė voglin lapsus Kabashi solli tek publiku ndjeshmėri, pėrjetime dhe emocione tė fuqishme tė karakterizuara me lot e tė qeshura. Tė interpretosh paralelisht shtatė personazhe qė dallojnė nga njėri-tjetri dhe tė ruash komunikimin me publikun ėshtė vėrtetė diēka e jashtėzakonshme dhe impresionuese.

Me vetitė e tij tė veēanta prej artisti tė denjė kėtė di ta bėjė vetėm Mirush Kabashi. Ai si rrallėkush para shikuesit sjell momente mjaft prekėse tė jetės sė njė djaloshi ēifut i cili dita-ditės po degradohej e po zhytej nė amoralitet duke bredhur derė me derė bordeleve tė Parisit. Ky i ri i braktisur nga prindėrit e tij dhe i gjendur nė udhėkryq e qė po zvetėnohej pa fajin e tij shpėtimin dhe ngrohtėsinė e humbur familjare do ta gjejė tek dyqanxhiu mysliman Zoti Ibrahim, i cili duke parė se jeta e pakontrolluar e kėtij adoleshenti ishte nė rrezik e adopton atė, duke i falur ngrohtėsi dhe mirėsi. Monodrama pėrmbyllet me vdekjen tragjike tė Zotit Ibrahim nė njė aksident komunikacioni nė Iran. Nė kėto ēaste tė dhimbjes dhe tė dėshpėrimit aktori Kabashi lotėt e tij i pėrcjellė dhe tek shikuesit. Ai me dhuntinė e tij prej aktori tė madh bėri qė edhe publiku me lot nė sy ta pėrjetojė ndjenjėn e humanes dhe tė njerėzishmėrisė.

Nga kjo monodramė mund tė nxjerrim mėsime praktike,qė pa paragjykime nė kėtė kohė tė turbulencave dhe mosdurimit fetar e racial t,i themi stop dhunės dhe nė vend tė saj tė krijojmė hapėsira pėr tolerancė,mirėkuptim e respekt tė ndėrsjellė.

Nė fund tė shfaqjes aktori Mirush Kabashi falėnderoi tė gjithė pjesėmarrėsit, e posaēėrisht shprehi mirėnjohjen e tij tė sinqertė ndaj Autortiteve Kantonale tė Gjenevės, Loterie Romande dhe Komunitetin Shqiptar tė Gjenevės, qė mundėsuan prezantimin e kėsaj shfaqjeje tė rėndėsishme nė kėtė qytet tė lashtė tė kulturės dhe tė diplomacisė botėrore. (Lajm)
comments powered by Disqus