Bordi dhe menaxhmenti, fajtorė pėr uljen e pagave nė PTK
Kryetari i Komisionit pėr Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri, Muhamet Mustafa ka thėnė se pėr uljen e profitit dhe performancės sė Postės dhe Telekomit tė Kosovės, bordi dhe mė pas menaxhmenti i kėsaj kompanie janė fajtorė.
Nė njė intervistė pėr gazetėn “Epoka e Re”, Mustafa ka thėnė se ulja e pagave qė ka ndodhur nė PTK ėshtė dashur tė ndodhė edhe pėr anėtarėt e bordit, por dhe menaxhmentit.
“Pėrgjegjėsia nė rend tė parė ėshtė e bordeve tė tyre dhe menaxhmentit tė tyre. Fatkeqėsisht, kultura e pėrgjegjėsisė dhe llogaridhėnies nuk ėshtė e ndėrtuar as vėnė nė veprim nė vendin tonė. Bordet duhet t’u japin llogari Kuvendit dhe Qeverisė”, tha ai.
Mustafa thekson se Bordi dhe menaxhmenti kanė faje pėr uljen e rrogave.
“Sigurisht bordi ėshtė fajtori kryesor, pastaj edhe menaxhmenti. Por ne si Kuvendi dhe Qeveri duhet ta kėrkojmė pėrgjegjėsinė nga bordi, kurse ky nga menaxhmenti”.
“Nuk kam njė informatė tė saktė pėr kėtė, por menazhmenti duhet ta ketė dėrguar kėtė propozim nė bord, sepse ekziston njė zinxhir pėrgjegjėsie. Do tė ishte normale qė, nėse ulen pagat pėr shkak tė rėnies sė performancės, kjo ulje t’i pėrfshinte bordin dhe menaxhmentin, bile nė rend tė parė kėta”, ka thėnė Mustafa.
comments powered by Disqus