Ėndrra vazhdon (Foto)
Sigal Prishtina ka regjistruar fitore tė lehtė, 74-72, nė duelin e parė tė finales sė Ligės Ballkanike
kundėr Rilski Sportist qė u zhvillua nė Pallatin e Rinės dhe Sporteve nė kryeqytet.
Nėn njė atmosferė fantastike, prishtinasit e nisėn furishėm sfidėn, mirėpo pas disa gabimeve tė njėpasnjėshme, mysafirėt e pėrmbysėn epėrsinė. Pėrkundėr angazhimit tė ekipit kosovar nė minutat nė vazhdim, bullgarėt e pėrfunduan ēerekun e parė me epėrsi prej gjashtė pikėsh (21:27).

Nė ēerekun e dytė, fillimi i takoi skuadrės mysafire, e cila e rriti akoma mė shumė diferencėn deri nė dhjetė pikė. Nikoqirėt arritėn qė tė afroheshin ndaj kundėrshtarit deri nė tri pikė, porse disa lėshime nė vazhdim bėnė qė gjysma e parė tė mbyllej me pesė pikė diferencė (38:43).
Lojtarėt e Prishtinės dėshtuan qė tė kalonin nė epėrsi nė minutat e para tė ēerekut tė tretė duke dėshtuar tė shėnonin disa herė nė tentativat pėr tri pikė. Pėrkundėr gabimeve tė vazhdueshme, ata ia dolėn qė ta barazonin rezultatin, megjithatė ēereku i tretė pėrfundoi me njė pikė epėrsi pėr Rilskin (55:56).
Ngritja e lojės sė vendasve vazhdoi edhe nė ēerekun e fundit kur edhe kaluan nė avantazh. Epėrsia e tyre falė lojės sė shpejtė, arriti deri nė nėntė pikė diferencė, porse shumė shpejtė u ngushtua rezultati dhe lufta vazhdoi deri nė fund. Gjuajtjet e pakontrolluara i kushtuan Prishtinės qė tė fitonte me epėrsi tė ultė (74-72).

Ndeshja e kthimit, me ē’rast edhe do tė shpallet kampioni i BIBL, luhet mė 29 prill nė Samokov.
Kujtojmė qė nė edicionin e parė pjesėmarrės nė Ligėn Ballkanike, Sigal Prishtina mbėrriti deri nė gjysmėfinale, kurse kėtė herė po luan nė finale dhe shpresojmė qė ta rrėmbejė trofeun.
comments powered by Disqus