Super Messi, Barcelona 'shkel' Bayernin
Barcelona ka arritur qė falė lojtarit mė tė mirė nė histori tė futbollit, Lionel Messi, ta mposhtė Bayern Munichun me rezultat 3-0 nė Camp Nou, duke krijuar njė pėrparėsi tė madhe para ndeshjes kthyese nė Allianz Arena qė zhvillohet tė martėn.


Atmosferė fantastike mbretėroi nė Camp Nou nė fillim tė takimit ku nė mėnyrė tė ngrohtė u prit Pep Guardiola, trajneri qė i dha epokėn mė tė ndritshme nė histori klubit katalanas.

Si do qė tė jetė, pritja e mirė nė fillim nuk ishte aq e mirė nė fushė.

Barcelona filloi ta dominonte sfidėn nga minuta e parė dhe arriti qė me dy-tri dalje tė rrezikshme tė rrezikojė portierin Manuel Neuer.

Rasti mė serioz ishte ai kur Luis Suarz u gjend pėrballė portierit gjerman, i cili nė mėnyrė spektakolare nė njė situatė njė – me – njė arriti qė tė devijojė gjuajtjen qė po shkonte nė portė. Camp Nou i shokuar, Neuer ai qė buzėqesh si triumfator nė fund.

Megjithatė, pėr portierin gjerman kishte ende punė. Messi dhe Suarez rrezikuan sėrish portėn e gjermanėve, teksa rasti i vetėm pėr Bayernin ishte kur Thomas Muller nuk arriti tė shfrytėzonte njė huti nė mbrojtjen jashtėzakonisht tė fortė tė Barcelonės.

Nė fund tė takimit ishte Dani Alves ai qė pati njė rast tė shkėlqyer para portės sė Bayern Munichut, por qė edhe kėsaj radhe pėrfundoi me fat pėr Bayernin pa pranuar gol.

Pjesa e dytė ishte po aq interesante sa edhe nė pjesėn e parė. Barca natyrisht se kishte dominimin dhe rastet.

Mbrojtja e Bayernit u ngjedh edhe mė shumė dhe nuk la fare hapėsira teksa ndeshja nuk po zgjidhej nga aksionet e ndėrlikuara tė Barcelonės.

Kur tė gjithė menduan se Bayerni ėshtė i pathyeshėm, nė skenė u shfaq mė i madhi i futbollit.

Teksa pranoi njė pasim nga Dani Alves, Messit mė i kapėrceu durimi dhe lansoi njė goditje spektakolare, qė kėsaj radhe nuk u ndal as se si nga Neuer. Barca nė avantazh, Messi nė qiell, tifozėt nė eufori.

Por, festa vazhdoi vetėm tri minuta mė vonė (80'), kur Lionel Messi sė pari me njė tango argjentinase e la nė tokė tė shkatėrruar Boatengun, e mė pas si njė piktor i vėrtet e pikturoi portretin e Manuel Neuer nė panoramėn e mrekullueshme tė Camp Nou. Messi thjesht, futbollisti mė i mirė nė histori tė futbollit.

Deri nė fund tė takimit nuk pati ndryshime dhe pas kėsaj ndeshje Barcelona ka njė epėrsi solide para ndeshjes kthyese qė zhvillohet tė martėn nė Allianz Arena e ku Bayern Munichut i duhet shumė punė pėr t'u kthyer.
comments powered by Disqus