Politika millosheviqiane e Gruevskit
ushdo qė ka ndjekur me pak me vėmendje sulmin e egėr policesk me pėrmasa deri “spektakolare” tė Qeverisė sė Maqedonisė nė Lagjen e Trimave nė Kumanovė,
Nuk e ka pasur tė vėshtirė tė vėrejė se me tė gjitha parametrat e veprimit e tė shkatėrrimit, tė njė qendre krejtėsisht urbane e civile, tė kujtonte skenarin identik tė sulmeve policore e paramilitare tė makinerisė serbe mbi vendbanimet shqiptare nė Kosovė, gjatė luftimeve tė viteve 1998-1999.

Sulmi nė Lagjen e Trimave tė Kumanovės ėshtė njė dėshmi tjetėr e faktuar tashmė se Maqedonia e Gruevskit pėr t’u shkatėrruar nuk ka nevojė pėr ndonjė sulm tė jashtėm, sepse ajo po vetėshkatėrrohet, ashtu siē u shkatėrrua edhe Federata Jugosllave nga “agresioni” i brendshėm i nacionalizmit serb. Sigurisht se ky konstatim, respektivisht krahasim, nuk ėshtė i vetmi krahasim i politikave shoviniste tė Ballkanit.

Nacionalizmi serb i Millosheviqit nisi duke ngritur mitin mesjetar serb tė kishave e tė carėve serbė, sipas motos: “Aty ku ka njė varr serb ėshtė Serbi”(!) Pėrqendrimi i politikės fashiste tė Millosheviqit kulmoi duke u pėrqendruar pėrfundimisht nė drejtim tė Kosovės dhe tė popullit shqiptar. Ndonėse maqedonasit nuk kanė histori as tė Lashtėsisė (Antikitetit) e as tė Mesjetės, krejt-krejt madje deri nė ditėt e Luftės sė Dytė Botėrore, Gruevski me tė marrė pushtetin e dha urdhrin pėr ndėrtimin e monumenteve “antike” e “mesjetare”, duke pėrvetėsuar historinė ilire dhe tė Lekės sė Madh (Aleksandrit), nisi ndėrtimin e mitit maqedon mbi figurat mitike me njė kiēnacionalizėm gjoja “antik” e “mesjetar”! Edhe me kėtė rast, po si Millosheviqi, sulmi i Gruevskit ėshtė i drejtuar kundėr shqiptarėve, tė cilėt i sheh vetėm si “mish pėr top”. Sikundėr Millosheviqi dje, por edhe si Gruevski sot, nuk patėn e as kanė sy e veshė t’i dėgjojnė kėrkesat e shqiptarėve pėr barazi e tė drejta. Millosheviqi kėrkonte dėbimin dhe shfarosjen e shqiptarėve, prandaj e kėrkonte luftėn pėr tė ushtruar gjenocidin mbi shqiptarėt dhe tė tjerėt. Edhe Gruevski, edhe pse ka njė marrėveshje tė nėnshkruar nė Ohėr, tė arritur pas konfliktit tė vitit 2001, nuk e merr mundin pėr realizimin e saj, se nuk e do paqen mes maqedonaseve e shqiptarėve, nuk e do lirinė e barazinė e kėtyre dy kombeve shtetformuese. Me politikėn e tij shoviniste, Gruevski e do Maqedoninė vetėm pėr maqedonasit! Pra, pa shqiptarėt. Gruevski me kėtė politikė duket se pėrfundimisht i ka shtyrė shqiptarėt drejt kėrkesės sė ligjshme pėr federalizmin e Maqedonisė.

Shqiptarėt e Maqedonisė Perėndimore e kanė tė drejtėn e pakontestueshme pėr tė shtruar kėrkesėn e tyre pėr tė qenė shtetformues dhe tė barabartė, por kjo nuk mund tė arrihet pa federalizimin e Maqedonisė. Shqiptarėt si shtetformues legjitim duhet patjetėr t’i shfrytėzojnė tė gjitha format tjera tė realizimit tė tė drejtave tė tyre sipas precedentėve tė rajonit dhe tė botės sė qytetėruar. Armėt duhet tė jenė“zgjidhja” e fundit qė duhen pėrdorur. Sulmi i urdhėruar nga Gruevski mbi lagjen e shqiptarėve nė Kumanovė dhe pėrmasat e shkatėrrimit, pėr aq sa kemi parė, janė dėshmia mė e mirė se Maqedonia kėshtu siē ėshtė dhe siē po vepron me stereotipat millosheviqiane, nuk mund tė ekzistojė. Shqiptarėt nuk mund tė jetojnė me ankthin e sulmeve te makinerisė banditeske tė Gruevskit, kurdo qė atij i nevojitet pėr tė mbetur nė pushtet. Mėnyra sesi Gruevski po “qeveris” dhe se ēfarė qeverisjeje reflektoi dhe kulmoi me Kumanovėn, po e tregojnė dita-ditės pėrgjimet e zbuluara dhe tė publikuara nga opozita maqedonase. Dhe pėrgjimet tregojnė qartė sesi pushteti monton, destrukton, inskenon dhe vepron sipas skemave tashmė tė njohura tė regjimeve kriminale pėr tė mbetur edhe ndonjė ditėn nė pushtet.

Edhe nėse ka pasur shqiptarė tė armatosur nė Lagjen e Trimave nė Kumanovė, gjė qė mund jetė, madje edhe ėshtė pasojė e pasigurisė sė qytetarėve shqiptarė nė Maqedoni, nuk e justifikon sulmin barbar e shkatėrrues tė regjimit tė millosheviqianit Gruevski. Nė anėn tjetėr, nėse ka shqiptarė qė zgjedhjen e kėrkojnė me armė dhe jashtė institucioneve ku pėrfaqėsohen ata, kjo bėhet pėr arsye se ata e kanė humbur besimin te pėrfaqėsuesit e tyre politikė, qė janė pjesė e qeverisė qė i vret shqiptarėt dhe i shkatėrron vendbanimet dhe pronėn e tyre.

Nuk paragjykoj ta di sesi do tė ndihen qeveritarėt shqiptarė nė Qeverinė e neomillosheviqianit Gruevski, por akti i dorėheqjes ėshtė gjėja mė e vogėl qė do tė mund tė bėnin ata nė kėto momente vendimtare! Vazhdimi i mbetjes sė tyre nė atė qeveri, ėshtė treguesi mė i mirė se ata aty nuk janė pėr interesin e shqiptarėve tė Maqedonisė Perėndimore, por janė ekskluzivisht pėr interesa vetjake.

Koha dhe jo vetėm koha, por ditėt e ardhshme do ta dėshmojnė kėtė!
comments powered by Disqus