Gjakova po i kthehet sėrish vreshtarisė
Dy vjet mė parė, familja Batusha nga Gjakova pati investuar nė ngritjen e vreshtave nė njė sipėrfaqe prej 6 hektarėsh.
Frytet e para tė kėtij investimi kjo familje pret t’i nxjerrė tek nė vitin tjetėr dhe shpresa pėr sukses ėshtė mjaft e madhe tek ta.

“Ne shpresojmė qė me kėtė sipėrfaqe do tė dėshmohet leverdia ekonomike e kultivimit tė hardhisė sė rrushit dhe kjo do tė na stimulojė jo vetėm neve, por edhe fermerėt e tjerė tė kėsaj komune, nė mėnyrė qė Gjakova gradualisht t’i kthehet traditės sė vjetėr tė kultivimit tė rrushit”, ka thėnė anėtari i kėsaj familje Taga Batusha, duke shtuar se pėr ngritjen e kėtyre vreshtave ai ishte subvencionuar nga Ministria e Bujqėsisė e Kosovės.

Por, raste sikurse ky i familjes Batusha janė tė pakta, pėr tė mos thėnė inekzistente nė kėtė anė.

Nga njė komunė qė dikur shquhej pėr vreshtarinė, Gjakova sot ėshtė kthyer nė njė komunė kur pėr kėtė kulturė bujqėsore flitet shumė pak. Megjithatė, interesimi i gjakovarėve pėr t’iu rikthyer vreshtarisė, jep shpresė se kjo kulturė bujqėsore drejtė zhdukjes nė kėtė anė, do tė mbijetojė.
comments powered by Disqus