Uron Esati e puthi Lady Gagan nė Beograd
Kėngėtarja Lady Gaga ka disa ditė qė po qėndron nė Serbi pėr t’i qėndruar pran tė dashurit tė saj, Taylor Kinney, i cili po xhiron pjesė tė filmit tė tij tė ri, “The Forest” nė Serbi.


Sot ishte dita e saj e fundit e qėndrimit nė Beograd, ndėrsa rreth orės 13:30 ajo kishte mbėrritur nė aeroportin “Nikola Tesla”.

Ajo ishte e rrethuar nga truproja tė shumta, ndėrsa u detyrua qė pėr disa minuta tė shėtitej me makinėn e saj nė mėnyrė qė t’i shmangej takimit me fansat, raporton Koha.net.

Por, njė fans i flaktė i saj nuk u hutua nga truprojat e saja dhe priti pikėrisht momentin qė ajo tė zbriste nga makina pėr t’iu afruar dhe pėr ta puthur me kėtė rast.

Interesantja e kėsaj pune ėshtė se fansi nė fjalė ėshtė Uron Esati nga Gjilani.

Mediat nė Serbi i kanė dhėnė shumė hapėsirė kėsaj ngjarjeje, duke u befasuar se si askush nga populli serb nuk arriti qė t’i afrohej, ndėrsa kėtė e bėri pikėrisht dikush nga Kosova.

Tė riut, Gaga ia dhuroi njė jastėk nė tė cilin ajo kishte pushuar gjatė rrugėtimit tė saj pėr nė Beograd dhe qėndrimit atje.

Uroni, nė njė video qė mediat serbe e kanė publikuar, shihet tejet i gėzuar pėr takimin me idhullin e tij. Kėtė ai e ka shprehur edhe nė profilin e vet nė Facebook, ku ka postuar disa fotografi tė takimit me Gagan.
comments powered by Disqus