Nė ē`shėrbim duhet tė jetė Ramazani pėr ne?
Qėllimi bazik , filozofik dhe kulmor i agjėrimit nė mėsimet islame ėshtė devotshmėria, pėrulja dhe njohja Zotit,
Qėllimi bazik , filozofik dhe kulmor i agjėrimit nė mėsimet islame ėshtė devotshmėria, pėrulja dhe njohja Zotit, gjegjėsisht njohja e vetvetes, qėllimit dhe misionit kalimtar qė njeriu e ka mbi sipėrfaqen e tokės.

Gjatė gjithė historisė, muaji i agjėrimit ėshtė konsideruar dhe trajtuar si momentumi mė i specifik pėr rigjenerimin e besimit nė Zotin e Madhėruar.

Domethėnien dhe vlerėn e Ramazanit faktikisht nuk mund ta kuptojnė e as ta pėrjetojnė ata tė cilėt nuk e kanė tė qartė konceptin dhe qėllimin e tij, si dhe as ata tė cilėt nuk besojnė nė Zot dhe nė librin e Tij tė shpallur.

Abstenimi nga pijet dhe ushqimi, i zbatuar nga besime tė ndryshme nė forma dhe mėnyra tė veēanta gjatė historisė, ėshtė njė praktikė e cila vazhdimisht ka evoluar, ndėrsa Kur`ani, kėsaj forme tė adhurimi tė Zotit i ka dhėnė njė natyrė specifike, duke e precizuar atė nė kohė e formė tė caktuar brenda njė muaj tė quajtur “Ramadan”, vlera e tė cilit lartėsohet dhe madhėshtohet drejtpėrdrejtė me tekstin kur`anor, duke e cilėsuar atė si pjesė tė kalendarik tė vitit hėnor, nė tė cilin kishin filluar shkėnditė e para tė dritės qiellore mbi sipėrfaqen e tokės, pėrmes tė dėrguarit tė Zotit, Muhammedit a.s.

Praktikimi i agjėrimit bėhet me vullnet tė lirė, me vigjilencė dhe me pėrkushtim nga njerėz tė shėndosh mentalisht dhe fizikisht. Fėmijėt nuk e kanė obligim agjėrimin dhe nuk duhet detyrohen qė tė praktikojnė atė. Nėse agjėruesi gjatė agjėrimit pėson lodhje tė papėrballueshme , pėr shkak tė sėmundjeve, punės sė rėndė fizike, udhėtimit tė gjatė ose gjendjes sė dobėt ose tė rėndė shėndetėsore, nuk duhet tė vazhdojė me tė, sepse Zoti nuk e ngarkon njeriun me tė pa pėrballueshmen deri nė kolaps. Kategoritė e lartpėrmendura tė cilėt nuk mund ta pėrballojnė agjėrimin e muajit tė Ramazanit, obligohen qė ditėt e lėshuara t`i plotėsojnė pėrmes lėmoshės ndaj tė varfėrve dhe tė nevojshmėve, ose pėrmes zėvendėsimi tė ditėve tė lėshuara.

Porosia e Ramazanit pėr ne si shqiptarė dhe besimtarė mysliman duhet tė jetė si vijon:

- Ndjekja e mėsimeve fetare islame, tė studiuara dhe tė elaboruara mirė dhe drejtė, dhe jo pasimi i verbėt i ideologėve dhe ideologjive tė krijuara nė emėr tė "fesė", tė cilat janė themeluara pėr interesa dhe rrethana tė veēanta politike dhe gjeopolitike, tė vendeve dhe rajoneve tė caktuara.

- Kujdesi nga pėrēarjet qė dikush mund t'i mbjell nė mesin tonė nė emėr “fesė”.

- Qė ēdo element i ngjyrosur me fe, qoftė kėshillė apo porosi, i cili nxit urrejtje ndaj krijesės njeri pa dallim, tė kuptohet si devijim dhe zhdrejtėsim i mėsimeve tė vėrteta dhe reale tė Zotit, qė nuk duhet tė pasohen nė asnjė mėnyrė.

- Format e ndryshme tė adhurimit tė Zotit tek njerėzit, nuk duhet jenė pengesė e bashkėjetesės tonė paqėsore me ta, sepse fundja gjykimi final i takon Zotit dhe jo neve.

- Tė ruajmė unitetin tonė fetar tė brendshėm, rrugėn e interpretimit tė mesėm tė fesė, atė tė bashkimit dhe jo tė ndarjes, linēimit apo tė fyerjes sė tė tjerėve, tė cilėt nuk janė dhe nuk mendojnė si ne.

- Udhėheqėsit e komuniteteve tona fetare tė jenė nė shėrbim tė fesė dhe tė Atdheut dhe gjithmonė t'i kenė nė mendje rrethanat tona specifike nacionale, rajonale dhe kontinentale duke i ikur gjuhės sė urrejtjes dhe ngacmimit.

- Tė mos bėhen shpenzime tė mėdha pėrmes iftareve megalomane, por qė nė vend tė tyre tė rritet kujdesi pėr varfrit dhe nevojshmit.

- Prijėsit fetarė nė xhami tė rrisin intensitetin e informimit tė besimtarėve tė tyre qė tė mos bien nė grackėn e keqpėrdoruesve tė fesė nė shėrbim tė agjendave tė huaja.

Pėr tė krijuar njė ambient tė qetė dhe paqėsore, si dhe pėr tė synuar njė shoqėrie tė pjekur dhe tė avancuar, kėshillat e lartpėrmendura duhet tė jenė pjesė e edukimit tė fėmijėve dhe brezave tonė tė ardhshėm.
comments powered by Disqus