Nuland vjen nė Kosovė pėr Specialen
Ndėrkombėtarėt do ta shtojnė kėtė javė presionin pėr miratimin nė Kuvend tė Gjykatės Speciale.


Burimet i kanė konfirmuar KTV-sė se mė 12 dhe 13 korrik (e diel dhe e hėnė) nė Kosovė pėr vizitė do tė qėndrojė ndihmės-sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland.

Diplomatja amerikane do tė takohet me Presidentet Jahjaga, kryeministrin Mustafa dhe ministrin e jashtėm, Thaēi.

Vizita e saj pritet tė jetė vendimtare pėr tė bindur tė pabindurit e PDK-sė qė t’i hapin rrugė krijimit tė Speciales.

Siē merr vesh KTV-ja, qeveria mund tė provojė tė premten kalimin e Speciales, por gjasat mė tė mėdha janė qė njė gjė e tillė tė ndodhė pikėrisht pas vizitės sė Nuland, javėn e ardhshme.

Nuland njihet si njė prej diplomateve mė tė rrepta tė administratės amerikane. Nė njė audio-xhirim tė publikuar para do kohėsh ajo ishte dėgjuar duke e sharė BE-nė pėr shkak tė situatės nė Ukrainė.