Merkel, sot nė Tiranė, ja pėrgatitjet, axhenda dhe rrugėt qė do tė bllokohen
Kancelarja Merkel pritet tė mbėrrijė nė aeroportin Nėnė Tereza tė mėrkurėn rreth orės 13:50,
Hollit Kryeministror, tėrėsisht tė transformuar pas njė rikonstruksioni tė plotė, po i jepet dora e fundit e pėrgatitjeve pėr tė mirėpritur kancelaren Angela Merkel, dhe pas kėsaj vizite do tė jetė i hapur edhe pėr publikun.

Ka pėrfunduar ndėrtimi bibliotekės, ku publiku do tė ketė akses. Nė tė djathtė tė Hollit Kryeministror janė ekspozuar materiale tė prodhura gjatė totalitarizmit pėr t’i sjellė nė vėmėndje tė publikut, dhe nė tė njėjtėn kohė tė ruajė kujtesėn tonė kolektive. Pjesės ballore tė Kryeministrisė nga jashtė i ėshtė shtuar njė tendė e ndriēuar, ndėrsa nė pjesėn anėsore ėshtė vendosur njė monument nė formėn e kėrpudhės.

Kancelarja Merkel pritet tė mbėrrijė nė aeroportin Nėnė Tereza tė mėrkurėn rreth orės 13:50, ndėrsa shkallėt e Kryeministrisė, ku do t’i rezervohet pritja shtetėrore e nivelit mė tė lartė, ėshtė nė orėn 14:15, pėr tė vijuar njė takim kokė mė kokė 15 minutėsh me kryeministrin Edi Rama, e mė pas pėr 45 minuta takimi mes dy delagacioneve qė do t’ja lėrė radhėn konferencės sė pėrbashkėt pėr shtyp Rama-Merkel.

Nė 16:15 parashikohet takimi i Merkel me Presidentin Bujar Nishani pėr t’ju drejtuar mė pas konferencės sė ekonomisė nė “Tirana Business Park”, ku Merkel do tė ketė njė fjalė pėrshėndetėse, qė shėnon edhe fundin e vizitės.

Vizita e kancelares Merkel do tė zhvillohet nėn masa tė forta sigurie. Policia e Shtetit ka njoftuar planin e masave, ku pėrfshihen ndalimi qarkullimit tė mjeteve nga ora 10:30-14:30 nė aksin rrugor Rinas nė drejtim tė Kasharit. Nga ora 13:30-14:30 segmenti rrugor nga Superstrada Vorė – Tiranė, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi i Kamzės dhe rrugėt dytėsore do tė jenė tė bllokuara.

Nė vazhdim segmenti rrugor nga mbikalimi Kamėz – Sheshi “Shqiponja” - Rruga e “Durrėsit”, segmenti rrugor Sheshi “Skėndėrbej” – Bulevardi “Dėshmorėt e Kombit”- Sheshi “Nėnė Tereza”, rrugėt lidhėse me to, nuk do tė lejohet parkimi i mjeteve, si edhe do tė bllokohet nė momente tė caktuara. /Top Channel /