Reuters: Merkel siguron Ballkanin se s’do ketė vonesa drejtė anėtarėsimit nė BE
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka garantuar Shqipėrinė dhe shtetet tjera tė Ballkanit tė mėrkurėn se nuk do tė ketė vonesa artificiale nė rrugėn e tyre drejt anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian dhe ka thėnė se ėshtė nė interes tė bllokut qė kėto vende tė anėtarėsohen.
Duke folur nė Tiranė gjatė ndalesės sė saj tė parė nė turneun gjatė sė cilit do ta vizitojė edhe Serbinė e Bosnjėn, Merkel tha se ka dėgjuar ankesa nga shtetet e Ballkanit qė synojnė anėtarėsimin nė bllok se BE-ja po ēalon.

“Mė duhet t’ju them se ėshtė nė interesin tonė qė premtimi i bėrė se shtetet e Ballkanit Perėndimor kanė perspektivė evropiane – ne e kuptojmė kėtė perspektivė sepse kjo lidhet me kredibilitetin tonė”, ka thėnė Merkel, raporton Reuters.

“Mund tė ju them se nuk do tė ketė vonesa artificiale. Nuk do tė ketė asnjė vėshtirėsi gjatė rrugės... Mendoj se tė gjithė e kanė kuptuar se Shqipėria ėshtė duke shkuar me hapa tė mėdhenj pėrpara”, ka theksuar Merkel nė konferencėn e pėrbashkėt me kryeministrin e Shqipėrisė, Edi Rama.

Nga vendet e Ballkanit perėndimor, Sllovenia dhe Kroacia tashmė janė anėtare tė BE-sė. Shqipėria dhe Serbia kanė marrė statusin e vendit kandidat por ende nuk i kanė nisur negociatat pėr anėtarėsim, transmeton Koha.net.

Progresi i Maqedonisė ėshtė penguar pėr shkak tė mosmarrėveshjeve me Athinėn pėr emrin.

“Duhet tė shkojmė tutje hap pas hapi, dhe kėtu mė duhet ta them qartė se, sipas meje, kjo do tė funksionojė vetėm nėse kemi perspektivė evropiane pėr tė gjitha vendet e Ballkanit perėndimor, dhe jo vetėm nė letėr, por nėse ato realizohen”, shtoi ajo.

Gjatė konferencės pėr media, kryeministri shqiptar Rama, iu referua “propagandės” qė thotė se popullata e pėrzier e Shqipėrisė mes myslimanėve e katolikėve po e pengon anėtarėsimin nė BE.

Merkel refuzoi kėtė nocion.

“Katėr milionė myslimanė jetojnė nė Gjermani, dhe ne jetojmė shumė mirė sė bashku. Prandaj, ideja se nuk do ta donim Shqipėrinė nė BE pėr shkak se kėtu jetojnė myslimanė ndėrsa ne kemi mė shumė tė krishterė – kjo ėshtė krejtėsisht e gabuar”.